Berisha i dërgon mesazh Ramës dhe Kim: Rikthimi im ndodhi më 6 mars

E mërkurë, 09 Mars 2022 14:34

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha deklaroi në konferencën për shtyp se rikthimi i tij ndodhi më 6 mars.

“6 marsi faktoi një të vërtetë: rikthimi i Sali Berishës, rikthimi me një mbështetje prej 31 përqind të elektoratit shqiptar.

 

 

Unë kam bërë fushatën më intensive që është bërë në fushatë elektorale. U detyrova ta bëj këtë, pasi ky ishte personalizim në rrafshin e përgjithshëm. Por meqenëse Edi Rama mori me arbitraritet logon dhe ia dha kallpit të tij, dhe meqenëse zonja guvernatore i lejoi vetes të ndërhyjë në mënyrë antidemokratike dhe brutale në fushatë kundër Sali Berishës, unë do u tregoja zgjedhësve që unë jam Sali Berisha. Ky që i kanë marrë logon dhe ky që thotë zonja guvernatore.

 

Të gjitha këto i them këtu se është jashtë çdo lloj imagjinate që unë të devijoj nga ky kurs, nga vendimi im i shpallur para demokratëve që do garoj për kryetar të PD, por duke garantuar që çdo person që kërkon të hyjë në garë për kushte të barabarta. Duke garantuar demokratët se do pranoj rezultatin e tyre pa asnjë koment.

 

Duhet të kuptoni një gjë: rikthimi ka ndodhur më 6 mars, ai nuk zhbëhet përveçse me votën e shqiptarëve. Kishte më parë pikëpyetje, por ajo votë është rikthimi i Sali Berishës.

Nuk po them se jemi shumicë, por them se është një stacion i fuqishëm për t’u bërë shumicë. Mos harroni që në këto zgjedhje, logo e opozitës ka marrë pothuajse 44 përqind të votave, aq sa kanë marrë në zgjedhjet e 25 prillit, një zhvillim mjaft pozitiv sidomos falë Shtëpisë së Lirisë,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...