Meta-qeverisë: Të mbështeten qytetarët, jetojnë me më pak se 5,5 USD/dita

E Enjte, 10 Mars 2022 15:04

 

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të mbështesë urgjent, familjet shqiptare që po përjetojnë një situatë të vështirë ekonomike për shkak të të ardhurave të pakta, duke publikuar shifra konkrete.

Në mesazhin e tij në Fb, Presidenti thekson se çmimet e produkteve ushqimore dhe të karburanteve po rriten në mënyrë abuzive dhe ka risjellë në sërish në vëmendje të qeverisë, protestat e fundit nga qytetarët.

Meta shkroi në Fb:

 

“Sot në Shqipëri jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë, rreth 930,457 qytetarë. Prej tyre, janë 64,710 familje në ndihmë ekonomike, me të ardhura për person në 0.7 USD/ditë.

 

Rreth 46,742 qytetarë me pension familjar mujor, që jetojnë me të ardhura 2 USD/ditë. Rreth 440,579 pensionistë në zonat urbane, me të ardhura në 4.8 USD/ditë. Rreth 63,099 pensionistë invalidë, me të ardhura në 4.4 USD/ditë.

Rreth 103,626 pensionistë të zonave rurale, me të ardhura në 2.8 USD/ditë. Rreth 5,755 të papunë, që trajtohen me ndihmë ekonomike në 4.5 USD/ditë.

Në kushtet kur çmimet e mallrave ushqimore po rriten abuzivisht me të paktën 10% dhe çmimi i karburanteve me rreth 30%, si do të jetojnë dhe do ta përballojnë koston e lartë të produkteve bazike 930,457 qytetarë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë?! Koha për t'i mbështetur pa vonesë këto familje dhe këta qytetarë!" ka përfunduar Presidenti

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...