Inceneratorët/ Kryemadhi: SPAK mos bëhet pis nga çifti i 17 majit, të anulohet koncesioni i Tiranës

E Enjte, 10 Mars 2022 15:56


Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar me tone të ashpra ndaj Lulzim Bashës sa i takon aferës së inceneratorëve.

Në një postim në rrjtin social Facebook, ajo shkruan se SPAK duhet të vijojë hetimet dhe të mos bëhet pis nga ata që ai i quan “çifti i 17 majit”, ndërsa thekson se duhet të anulohet koncesioni për inceneratorin e Tiranës.

“Konfuzoi SPAK-un 5 muaj, që të mos merrej me hetimin e inceneratorëve, e tani vjen tek fjalët tona që kemi 5 muaj që i themi. Vijojmë t’i bëjmë thirrje SPAK, që të refuzojë me forcë bërjen pis nga lojërat politike të çiftit të 17 Majit, por ta çojë hetimin deri në fund.

 

Pa frikë, deri tek nivelet më të larta të mazhorancës qeverisëse! Të anulojë koncesionin e inceneratorit 30 vjeçar të Tiranës; duhet ta kishte bërë këtë me kohë, por edhe sot nuk është vonë, e ato para le t’i përdorë qeveria për të rimbursuar qytetarët për rritjen e çmimeve”, tha Kryemadhi.

 

Më tej kryetarja e LSI u shpreh skeptike edhe për raportin e dalë nga komisioni hetimor, që sipas saj Lulzim Basha dhe të tijët janë peng i qeverisë dhe Edi Ramës.

“Estrada e Bravës nuk ka të mbaruar, se edhe raportin e “komisionit hetimor”, me 100 faqe, e ka dorëzuar vetëm dje në darkë kryetarja e komisionit, për ta “miratuar” sot Kuvendi. Hipokrizi! Kaq peng janë, sa edhe pasi u bënë qesharak në sytë e të gjithë shqiptarëve, vijojnë me devotshmëri të shërbejnë si patericë për mbajtjen në pushtet të Edi Ramës”, tha Kryemadhi/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...