Inceneratorët/ Kryemadhi: Rama përdori Komisionin Hetimor për të sulmuar Veliajn

E Enjte, 10 Mars 2022 22:12

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha në Çim Peka Live në Syri Tv, se Edi Rama përdori Komisionin Hetimor Parlamentar për të sulmuar Erion Veliajn.

Ndërsa Veliaj, tha Kryemadhi, shfrytëzoi hetimin parlamentar për të vonuar thirrjen e tij në SPAK.

Gjithashtu, kryetarja e LSI tha se kriza e çmimeve zbutet nëse qeveria ndërpret pagesat korruptive, prej 240 mln euro, për inceneratorin e Tiranës.

 

 

Çim Peka: Zonja Kryemadhi, keni parashikuar disa muaj më parë arrestime për inceneratorët dhe s'po ndodih gjë. Keni një parashikim të fundit?
Monika Kryemadhi: S'mund të ndodhë sepse për 5 muaj SPAK-un e zvarriti Komisioni Hetimor i zotit Basha, për shkak sepse ky Komision bëhej me të vetmen mënyrë për të shpëtuar Erion Veliajn. Komisioni Hetimor, në njërën anë tërhiqej nga Edi Rama për të sulmuar Erion Veliaj dhe nga ana tjetër tërhiqej nga Erion Veliaj për të zvarritur procesin dhe thirrjen e tij në SPAK.

 

Çim Peka: Zoti Rama do të sulmojë Erion Veliajn sipas jush?
Monika Kryemadhi: Normal, sepse Erion Veliaj dhe Lulzim Basha janë e 'ardhmja e politikës shqiptare'. Janë ata të cilët shesin nënë dhe babë për 5 lekë. Mjafton të shohësh të gjitha kauzat e opozitës të shitura dhe të shikosh që koncesionin më të madh dhe më të korruptuar e ka firmosur Erion Veliaj. Inceneratori i Tiranës është një nga aferat më korruptive që janë mbi 240 mln euro që paguajnë taksapaguesit e Tiranës. Mjafton të anulojnë koncesionin e Tiranës dhe ja ku e kanë uljen e çmimit të karburantit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...