Shkullaku: Basha fenomen që duhet studiuar

E Enjte, 10 Mars 2022 22:14

 

Gazetari Armand Shkullaku, ka folur për gjendjen ku ndodhet sot Partia Demokratike dhe braktisjen e Lulzim Bashës nga grupi parlametnar.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku tha se Lulzim Basha ndryshe nga Rama, e beson edhe vetë propagandën që bën, madje edhe besnikët e tij, e mbështetën deri në fund, pa vënë në pikëpyetje asnjë nga budallëqet që ai thoshte.

Shkullaku tha se nuk “është e lehtë të parashikosh se ç’do të bëjë Basha”, kur u pyet nëse ai do të japë dorëheqjen.

“Askush nuk e mbron sot, sepse nuk duan të bëhen më qesharakë.

Është fenomen që duhet studiuar. Është një psikozë e krijuar në PD-në e Bashës, ose fraksionin e vulës, që këta ishin në të drejtën e tyre, që Berisha nuk ka njerëz, që Amerika, NATO dhe OKB ishin me Bashën. Rama bën propagandë por ata vetë nuk e besojnë ato që thonë. Ndërsa Basha e beson propagandën që bën.

Po ata që vinin bast për Bashën? Po ata që thoshin se 1900 karrige bëjnë 5004 delegatë? Po ata që e shikonin që Basha nuk bënte dot nëj miting nëpër sheshe se nuk shkonte njeri? Po ata që e shikonin që mitingjet i bënin me njerëzit e Ramës ?


Ky rast do studim. Nuk them për kaqola që dalin pas çdo lideri, por flas për njerëz që janë pedagogë, profesorë dhe kanë dy pare mend në kokë. Problemi kush është? Kjo që po ndodh në grupin parlamentar, sikur i ka gjuajtur dikush me gurë në kokë dhe i kanë thënë hajdeni në vete.

Pronare e një partie politike është anëtarësia. Këta janë CEO që zgjidhen për të drejtuar. Nëse e çon ndërmarrjen në humbje, shkarkohesh. Nuk është pronë e jotja.

U bëj thirrje, me aq mundësi sa kam, gjykatës, drejtësisë. Nuk mund të mbahet më peng PD, për interes të Ramës. Ai do që kjo histori të zgjasë. Kur kjo u zgjidh se kush e ka shumicën, nuk ka gjykatës që diskuton një shifër të dalë nga një proces zgjedhor. Kjo është e çertifikuar, kanë votuar zgjedhës të PD. 70% për Berishën dhe 30% per Bashën”, tha Shkullaku

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...