Berisha: Ata që nuk na u bashkuan para 6 Marsit, janë të mirëpritur

E Enjte, 10 Mars 2022 22:15

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë në emisionin “Opinion” se Partia Demokratike është e hapur dhe mirëpret cilindo deputet dhe anëtar të partisë që nuk ishte bashkuar me Komisionin e Rithemelimit para datës 6 Mars të zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Berisha tha se 6 Marsi tregoi triumfin e votës së lirë brenda partisë.

“Zgjidhja më e shkëlqyer është kompletimi i procesit të nisur dhe zbatimi i statutit të 11 Dhjetorit që ka rikthyer votën e lirë në themel të PD, në themel të veprimtarisë së kësaj partie. Në rast se kjo që ndodhi ose 6 Marsi ishte pikërisht triumfi i asaj reforme që riktheu votën në PD. Në këtë kontekst PD mbetet e hapur ndaj secilit drejtues, deputet, aktivist, anëtar i cili për një arsye apo për një tjetër nuk u bashkua me të para datës 6 Mars janë të mirëpritur. PD me gjithë rrëmbimin e logos mori 31% të elektoral shqiptar dhe 70% të elektoratit opozitar, kurse logoja e saj e konfiskuar nga Edi Rama 13%, në këtë kontekst PD bashkë me LSI janë fiks në kuotën e 25 Prillit. Kuotë e cila nuk është fituese, por përsëri po të kemi parasysh që zhvillohet 5-6 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe zhvillohet në zgjedhje të pjesshme lokale vetëm për kandidatët e bashkisë pa këshilla bashkiake”, u shpreh Berisha.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...