T’i kërkosh tregtarëve katarsis është si t’i kërkosh Lulit dorëheqjen

Premte, 11 Mars 2022 12:40

 

Nga Andi Bejtja - 11/03/2022

T’i kërkosh tregtarëve të naftës katarsis, “të lajnë mëkatet” është si t’i kërkosh Lulit dorëheqjen... Është dokumenti më i qartë që shteti jo vetëm nuk ka funksionuar si duhet, por nuk ka as kapacitetin të funksionojë sic duhet.

Në qoftë se paskan kaq mëkate, pse i ke lënë t’i bëjnë “këto mëkate”, ku ke qenë kur u bënë këto “mëkate”, sa i kanë kushtuar këto mëkate buxhetit të shtetit, sa i kanë kushtuar këto mëkate në vite xhepit të qytetarëve, se nuk po flasim për seks të një burri të martuar me komshien.

Pastaj, sa miliona USD duhen që të mbarojë larja e këtyre “mëkateve”, kush është prifti ose hoxha që thotë ‘tani fillon e mbaron larja e mëkateve’.

 

Kjo krizë ishte pasqyra më e mirë për të parë çfarë mut modeli ekonomik kemi ndërtuar.

Ndaj hiqe tubin e propagandës nga TV e FB, lëri dhe organizmat shtesë që do të krijosh se veç bordero shtesë do jenë në xhepin e qytetarëve, aty i ke pasë veç vëri në punë, madje përkundër shumë zërave, them kujdes dhe me taksat se kështu si është ndërtuar kjo ekonomi, një dy herë taksash na çon në greminë, thjesht mblidh bythën, anulo koncesionet ku fitohet dhjetëfish më shumë sa fitojnë importuesit e naftës dhe hidhi sytë nga Greqia ku qeveria ka filluar paketat e ndihmës për shtrenjtimin e çmimeve, sidomos për shtresat në nevojë, se kjo krizë nuk zgjidhet as me Facebook, as me bashkëqeverisje...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...