Studentët përplasen me policinë te Rruga e Durrësit: A keni edhe ju fëmijë, a i paguani tarifat si ne…

Premte, 11 Mars 2022 14:24

 

Policia ka penguar studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, që të marshojnë përgjatë rrugës së Durrësit, duke e vijuar në drejtim të Bulevardit.

Studentët janë duke iu afruar ministrisë së Arsimit, ku pritet të jetë edhe destinacioni final i këtij marshimi që ka nisur prej më shumë se një ore.

Në një moment studentët iu kërkuan punonjësve të policisë që ti bashkoheshin protestës së tyre, duke iu kujtuar faktin se edhe ata paguajnë taksa dhe çmime të larta.

 

 

“A keni edhe ju fëmijë, a i paguani tarifat si ne?”, ishin pyetjet që studentët i bënë punonjësve të policisë, që padyshim nuk morën përgjigje prej tyre.

 

Studentët bllokuan për disa minuta nënkalimin te Casa Italia, ndërkohë që e kanë përshkruar në këmbë të gjithë aksin rrugor në drejtim të kryeqytetit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...