Si iu hap rruga aferës 430 mln € për 3 inceneratorët

Premte, 11 Mars 2022 14:31

 

Skema korruptive e tre bashkive të vendit çoi në abuzimin galopant prej 430 milionw eurosh të taksave të qytetarëve shqiptar. Fillimisht ishte bashkia e Elbasanit e cila shpalli gjendjen e emergjencës mjedisore duke i hapur rrugë ndërtimit të incineratorit të Klodian Zotos. E njëjta skemë u ndoq edhe nga Bashkia e Fierit dhe e Durrësit. Por kjo skemë korruptive nuk u fut në axhendën e Komisionit hetimor Parlamentar

 

Të gjithë ministrat në qeverinë e Edi Ramws e dinin ose, më së paku, duhet ta dinin, që një strukturë e quajtur Komiteti Ndërministror i Menaxhimit të Mbetjeve, nuk kishte tagër ligjor për të shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore.

 

 

Në ligjin për ‘Menaxhimin e integruar të mbetjeve’, kësaj strukturë të përbërë nga zëvendës-ministra i caktohen vetëm dy kompetenca periferike- të japë mendim për Planin Kombëtar të Mbetjeve dhe t’i dorëzojë qeverisë një raport të përvitshëm mbi situatën e mbetjeve në vend. Por, qeveria Rama, me një Vendim të datës 25 Tetor 2013, i jep këtij Komiteti fuqinë për të shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore, në kundërshtim flagrant me ligjin.

 

Pas kësaj shkeljeje të parë, vijoi e gjithë historia e skandalit financiar të inceneratorëve, që do t’i rëndojë buxhetit të shtetit më së paku 430 milionë euro. Komisioni Hetimor Parlamentar u fokusua kryesisht tek spektakli me shifra të përfituara nga ‘klani Zoto’, duke anashkaluar fillesën e skandalit që mban firmën e kryeministrit Edi Rama.

Në Shkurt 2014, Komiteti Ndërministror i Menaxhimit të Mbetjeve shpall gjendjen e emergjencës mjedisore kombëtare. Bazuar në këtë Vendim, haptazi të paligjshëm, Bashkia e Elbasanit shpalli në Shtator 2014 emergjencën mjedisore, e cila i dha udhë ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit prej kompanisë ‘Albtek Energy’, pjesë e grupit të menaxhuar nga Klodian Zoto.

Ky fakt u pranua përciptas gjatë punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët. Një vit më pas, në Tetor 2015, Këshilli Bashkiak i Fierit, me propozim të kryebashkiakut Armando Subashi, shpall gjendjen e emergjencës mjedisore. Në vendimin përkatës, këshilltarët fierakë i referohen vendimit të Komitetit Ndërministror të Menaxhimit të Mbetjeve për shpalljen e emergjencës mjedisore kombëtare.

Pas shpalljes së emergjencës, zhvillohen procedurat koncensionare, të cilat përfunduan me lidhjen e kontratës me ‘Integrated Technology Waste Treatment, Fier’, një kompani nën kontrollin absolut të Klodian Zotos. Në Qershor 2020, është radha e Durrësit të shpallë gjendjen e emergjencës mjedisore. Edhe në këtë rast, këshilltarët bashkiakë e mbështesin vendimin e tyre në aktin e paligjshëm të Komitetit Ndërministror të Menaxhimit të Mbetjeve.

Pas shpalljes së emergjencës, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, mori lejen e Këshillit Bashkiak për të nënshkruar kontratë me kompaninë koncensionare të landfillit të Sharrës, ‘Integrated Energy BV’, e drejtuar për shumë kohë nga Klodian Zoto

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...