Klodian Zoto përfitoi edhe 2 milionë euro në karantinë

Hënë, 14 Mars 2022 14:04

 

Qeveria ka paguar 2 milionë euro kompanisë së Klodian Zotos, gjatë periudhës së karantinës edhe pse aktiviteti i punës ishte i bllokuar. Pavarësisht se inceneratori i Fierit pezulloi punimet për 3 muajt e karantinës, Ministria e Infrastrukturës nuk i ndaloi pagesat duke paguar 65 mln lekë çdo muaj, çka ngre dyshime për pagesa fiktive ndaj Zotos

Gjatë periudhës së karantinës për shkak të pandemisë Covid-19, Ministria e Infrastrukturës dhe koncesionari i inceneratorit të Fierit, nën pronësinë absolute të Klodian Zotos, janë përfshirë në një spirale marrëveshjesh të dyshuara fiktive ose pagesa për punë të pakryera. Kontrata me vlerë 30 milionë euro parashikonte që impianti i përpunimit të mbetjeve në Fier të përfundonte ndërtimin e të niste nga puna në tetor të vitit 2019. Kompania “Integrated Technology Waste Treatment Fier” kërkoi nga Ministria e Infrastrukturës shtyrje të afatit të punimeve, për shkak të vonesave në dhënien e lejeve nga institucionet. Ministrja Belinda Balluku autorizon Drejtorin e Agjencisë së Mbetjeve të asaj kohe, Alqi Bllako dhe ky i fundit miraton shtyrjen e afatit me 9 muaj, deri në maj 2020.

 

 

Në korrik 2020, kompania e Klodian Zotos kërkon sërish shtyrje. Kësaj radhe me argumentin se puna ka qenë e bllokuar, për shkak të karantinës 3-mujore në muajt mars-maj të atij viti. Ministria e Infrastrukturës, sërish nëpërmjet Bllakos, vendosi në shtator 2020 që të shtyjë afatin e përfundimit të punimeve në inceneratorin e Fierit edhe për 9 muaj të tjerë, deri në Mars 2021.

 

Por, kjo shtyrje e dytë rezulton tejet e dyshimtë, referuar dokumenteve zyrtarë. Në tetor 2020, Ministria e Infrastrukturës paguan një faturë me vlerë 218 milionë lekë të reja ose rreth 2 milionë euro për kompaninë koncesionare. Transaksioni ka shënimin “pagesa për ndërtimin e inceneratorit Fier, mars-prill-maj 2020”, pra për muajt e karantinës. Pagesa është rreth 65 milionë lekë në muaj, shifër kjo e njëjtë me faturat edhe në kohë normale.

Pra, Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet Alqi Bllakos, ka shtyrë përfundimin e punimeve për shkak të bllokimit të krijuar nga pandemia, por në të njëjtën kohë ka kryer pagesat e plota për koncesionarin për muajt që kompania deklaron se aktiviteti ka qenë i bllokuar. Kjo situatë ngre dyshimet për shtyrje fiktive të afatit të përfundimit të inceneratorit ose për pagesa fiktive në llogaritë e kompanisë së Klodian Zotos. Koncesionari i Zotos sërish ende nuk e ka përfunduar ende ndërtimin e inceneratorit në Fier, në tejkalim të afateve kohore, ndërkohë që qeveria ka paguar të gjithë detyrimet financiare të saj. Klodian Zoto është në kërkim për aferën e plehrave nga Prokuroria Speciale, SPAK, e cila megjithatë nuk e ka vendosur nën sekuestro kompaninë koncesionare të inceneratorit të Fierit.

Modifikuar më Hënë, 14 Mars 2022 15:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...