'Nafta ra, se pazarit të Ramës me oligarkët për të rritur çmimin i doli boja'

Hënë, 14 Mars 2022 14:43

 

Nga Petrit Vasili.

Edi Rama përpëlitet, dihat dhe mban recitime morale sepse është kapur me presh në dorë. Edi Rama vetëm gënjen kur thotë se s'ka lidhje qeveria, por Rusia me rritjen e çmimeve. Po kur çmimi i naftës, nga 290 lekë që ishte përpara se të fillonin protestat kundër qeverisë, ra brenda ditës në 217 lekë, është e qartë edhe për më budallanë se shkaku i rritjes së çmimit është vetëm Edi Rama dhe qeveria. Se lufta nuk mbaroi në Ukrainë, që të justifikohej rënia e çmimit.

 

Edhe tha Edi që qeveria nuk ka çfarë iu bën privateve për çmimin se është tregu i lirë dhe qeveria s'ka rol - pastaj ngriti task force bashkë me oligarkët dhe na doli që kishte rol dhe të madh bile.

 

 

Shumë thjesht: çmimi ra, sepse pazarit të qeverisë me oligarkët e naftës për të rritur çmimin e naftës i doli boja.

 

Edi Rama donte të mbushte arkën e qeverisë për të paguar inceneratorët, që të mos hapin gojën, të paguante edhe koncesionet, ndërsa oligarkët që të përfitonin miliona euro me sebepin e luftës.

Por kur maskarallëku ulet në krye të qeverisë, të tilla mashtrime do të dëgjojmë, por faktet nuk i luan topi.

Edi Rama me budallenjtë që e rrethojnë, çfarë presin më?! - Le ta organizojnë një protestë me parullën: "Faleminderit Edi, që na vodhe dhe na rrite çmimet".

Edi do gëzohej shumë dhe do t’i përshëndeste protestuesit "përparimtarë" dhe "europeiste" nga dritarja e zyrës së tij.

Edi do t’u premtonte atyre me gëzim, që çmimet do të rriteshin edhe shumë e më shumë nga luftërat e tjera që do të ndodhnin në të ardhmen.

Dhe protestuesit do të nxirrnin parullën tjetër: "Edi rriti çmimet sa të duash, ne do të vdesim edhe nga uria, vetëm aman ti mos u mërzit".

Dhe Edi sërish do t'i përshëndeste nxehtësisht nga dritarja e zyrës "viktimat e tij të dashura"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...