'Gëzon Kremlinin'/ Provokon Rama: Edhe 300 fish më e madhe të ishte protesta, taksa e naftës nuk ulet!

Hënë, 14 Mars 2022 22:07

 

Kryeministri Edi Rama duket i bindur se çmimi i karburanteve në vend nuk ka për tu ulur sa të jetë ai kryeministër dhe kjo qeveri edhe sikur protesta të ishte 300 fish më e madhe.

Në reagimin e tij në Facebook pas protestës së gjashtë radhazi para kryeministrisë, Rama u shprehur i prekur nga këto protesta pasi është cenuar dinjiteti i kombit dhe nga këto protesta gëzohen vetëm ata që i nxisin dhe ata që janë

Rama: Unë skam asnjë problem me protestat pasi protesta në vetvete është ajo që është por edhe sikur 10 fish, 20 fish apo 30 fish apo 300 fish të ishte, taksat e naftës mbi karburante sa të jem unë kryeministër dhe kjo qeveri nuk do të hiqen, nuk ulen, nuk lëvizin.

 

 

Mua më alarmon një gjë tjetër, më alarmon cenimi i drejt përdrejtë i dinjitetit tonë, si komb, si popull si shtet, si vend, si shoqëri si shqiptar nga ky reagim i cili mund të gëzojë vetëm ata që e nxisin dhe ata që janë në Kremlin, njeri tjetër të arsyeshëm ky reagim nuk ka se si e gëzon. Nëse hipotetikisht do ishim në muajin e 3 apo të 4 të luftës dhe do ishim në muajin e 3 apo të 4 të goditjes së njëpasnjëshme të çmimeve të nivelit të jetesës dhe në kushte ku e ku më të vështira se këto të sotme, dhe qeveria nuk do kishte reaguar, atëherë mbase do ishte ky reagim krej normal, por kur qeveria nuk e ka pritur luftën fare njëherë por që kur është shfaqur në formën e disa shenjave të para të krizës energjetike ka marë një vendim për ta mbajtur ajo barrën e krizës dhe për të mos e rritur çmimin e energjisë.

 

Kur qeveria këtë vendim jo vetëm e ka thënë publikisht kur kriza dukej ose u përcaktua si lojë e imja, se përçfarë një kryeministër do luajë me nervat e njerëzve të paralajmërojë kriza që nuk ekzistojnë, këtë e dinë vetëm ata. Ne vazhdojmë ti qëndrojmë atij vendimi edhe pse sot çmimi i energjisë që blihet në tregjet ndërkombëtrare ka hipur aty ku as nuk e imagjinomim kur e morëm këtë vendim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...