Protestuesit i lënë Ramës 5 ditë kohë: Plotëso këto 3 kërkesa ose jep dorëheqjen

Hënë, 14 Mars 2022 22:11

 

Qytetarët kanë protestuar sot për ditën e gjashtë me radhë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të shportës. Sot protestuesit i kanë adresuar tre kërkesa qeverisë, ku përfshihet heqja e TVSH-së për karburantet, pezullimi i përkohshëm i akcizës së naftës si dhe miratimi i ligjit për minimumin jetik.

Qytetarët i kanë lënë afat kryeministrit Edi Rama deri ditën e premte për të plotësuar këto tre kërkesa, ndërsa shprehen se nëse nuk realizohen, kreu i qeverisë të japë dorëheqjen.

‘Heqjen e tvsh-së për naftën, pezullimin e përkohshëm të akcizës, miratimin e ligjit për minimumin jetik. Afati për realizimin e këtyre tre kërkesave është deri në fund të javës, deri në datë 18.3.2022. Mos realizimi i këtyre konverton në dorëheqjen e kryeministrit Rama’, ishte deklarata e bërë nga protestuesit.

Prej gjashtë ditësh qytetarët kanë protestuar para kryeministrisë dhe në qytete të tjera të vendit duke bllokuar rrugët kundër rritjes së çmimeve. Ata shprehen se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre

Modifikuar më Tuesday, 15 Mars 2022 09:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...