Tërmkolli: Edi Rama, rrezik potencial për Shqipërinë e Kosovën më shumë se Serbia!

Tuesday, 15 Mars 2022 08:49

 

Prishtinë - Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka goditur kryeministrin shqiptar, Edi Rama duke e quajtur një aparatçik të Vuçiçit, shkruan Syri.net Kosova.

"Edi Rama, nuk mund të quhet kryeministër i Shqipërisë. Është vetëm një aparatçik i Vuçiçit. E ka lënë Shqipërinë e shqiptarët me të “dy duart” në dorë të Vuçiçit.", ka shkruar ajo në reagim.

Sipas saj, e ka lidhur jetën e shqiptarëve me Serbinë për të shpëtuar “Open Ballkan"-in, atë që s’mund ta shpëtojë më askush.

"Vetëm Edi Rama e bën dhe i kërcënon shqiptarët me bukë, me grurin e Serbisë, më keq se dikur paraardhësit e tij. Ky i ka kaluar edhe kufijtë e marrëzisë, është bërë rrezik potencial për Shqipërinë e Kosovën më shumë se edhe Serbia."

 

"Nuk ka pse habitet askush nëse ky për hir të vëllëzërve të tij serbë, mund t’a hedhë edhe ndonjë bombë të “coftë” kundër shqiptarëve e Kosovës."

"Mos të harrojmë, ky mund ta bëjë edhe këtë! Nëse ende e lënë shqiptarët aty ku është!"

"Janë edhe do “fillozofë” të Kosovës që i dalin krah lidhjes së Ramës me Vuçiqin e Serbinë, përderisa e arsyetojnë si “mosdije“ të tij për raportet e Serbisë me Rusinë!", ka theksuar mes tjerash Tërmokolli

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...