Kriza në PD/ Balliu: Kur kërkon të caktosh garuesin ti paracakton fituesin! Ky është 'putinizëm'

Hënë, 14 Mars 2022 22:19

 

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi në Syri Tv se Lulzim Basha është një 'hiç' dhe linja e tij ka për qëllim një opozitë fasadë që t'i shërbejë Edi Ramës.

Balliu theksoi se Lulzim Basha qëndron në Partinë Demokratike sepse paguhet për të qëndruar aty dhe për të mbajtur peng vulën e selisë blu. Ndër të tjera Balliu tha se zgjidhje e krizës në PD është vota.

 

“Ai habitet për votat që merr, do ketë pritur më pak. Ata e dinin rezultatin që do të merrnin. Nuk gjenin dot komisionerë, numërues. Lul Basha është njeri i shitur dhe peng i marrëveshjeve të errëta kriminale.”-tha Balliu.

 

 

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu tha se Basha vazhdon misionin që i ka caktuar Edi Rama. Balliu deklaroi se ka vetëm një zgjidhje për të zgjidhur krizën në PD, vota.

 

"Sot ka një krizë të madhe në PD. I dha mundësinë Ramës të mbajë peng pesë nga gjashtë qytetet që ishin në zgjedhje më 6 mars. Demokratët arritën ta marrin Shkodrën. Qytetet e tjera janë peng të kthetrave të krimit të organizuar të përfaqësuar nga pushteti i Edi Ramës. Nëse duam të mirën e këtij vendi, duhet bashkimi. Bashkimi nuk vjen me kushte, nuk fillon me fjalën largim. Një zgjidhje ka, ajo është vota. Kush fiton, drejton. Kjo është demokracia. Stilet putiniste që të caktosh garuesit, i bie të paracaktosh fituesin."-tha Balliu.

Ndër të tjer Balliu tha se 6 marsi vërtetoi se Kuvendi i 11 dhjetorit është legjitim dhe vendimet e atij Kuvendi janë legjitime. Balliu theksoi se shkarkimi i bërë në atë kuvend ndaj Lulzim Bashës, është legjitim.

"U bë legjitim ky vendim nga vota e qytetarëve. Në këtë aspekt s'kam pse merrem me lojërat e Bravës, një nënpunësi të Edi Ramës."-tha Balliu.

Nëse ka një tjetër përpjekje për të çorjentuar demokratët dhe për të hequr vëmendjen nga thelbi i këtij debati, Balliu tha se për herë të tretë u humbën zgjedhjet dhe Basha justifikohet me 6 marsin se po reflekton.

"Humbi zgjedhjet për herë të tretë. Brenda dy javësh u rizgjodh kryetar. Çfarë ka për të reflektuar këtu. Janë justifikime për të mbijetuar linja e Ramës, e ka infiltruar vetë Edi Rama."-tha Balliu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...