“Burra legena”/ Ish ministri degjeneron policët

Tuesday, 15 Mars 2022 09:04

 

Ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj logjikës që përdoret rëndom nga policia, ndërkohë që ushtron dhunë mbi protestuesit dhe shoqërion e arreston ata.

Argumenti se janë të detyruar ta bëjnë këtë gjë “për bukën e kalamajve”, sipas Manjanit përdoret si argument për të legjitimuar atë që bën.

“Për bukën e kalamajve”…

Nuk mirëkuptoj askënd që përdor “bukën e kalamajve” si argument për të legjitimuar atë që bën.

Askënd, po askënd fare!

Çdo me thënë kjo?!

Hajde të të rrah, dhunoj, shoqëroj në polici me dhunë, helmoj me gaz e të të dynd në gjoba dhe mos ma merr për ters se e bëj “për bukën e kalamajve”!!!

 

Pse vetëm policët paskan kalamaj?!

Ata që protestojnë çkanë?!

Po pse mo kalamaj kanë vetëm ata që punojnë në shtet?! Deputetët, ministrat, drejtorët e nënpunësit paskan kalamaj?”, shkruan Manjani në një reagim në rrjetet sociale.

Manjani nuk përmbahet dhe i cilëson si “burra legena”, që fshihen pas kalamajve.

“Vetëm ata që bëjnë presion për vota (patronazhistët e komisionerët) paskan kalamaj dhe, votuesit vetë jo?!

Po ç’llogjikë është kjo?! “Falja se e bën për bukën e kalamajve”- thonë disa. Jo or jo, nuk fal askënd! Dhe jo për “bukën e kalamajve” por për dinjitetin e tyre, për pavarësinë e tyre nga “buka” e fituar në kurriz të të tjerëve. Burra legena! Fshiheni pas kalamajve. U përmendni edhe bukën, pa le! Mos i ngatërroni kalamajt me këto pisllëqe!

Ptu!”, përfundon reagimin Manjani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...