Dhuna ndaj protestuesve/ Vasili i dërgon shkresë prokurorisë: Hetoni policinë e shtetit

Tuesday, 15 Mars 2022 11:31

 

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili i është drejtuar me një kërkesë prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela ku i kërkon të hetojë veprimet e policisë gjatë protestave masive të mbajtura ditët e fundit kundër rritjes së çmimeve në vendin tonë.

Letra e Vasilit i është dërguar për dijeni edhe SHÇBA-së, Avokatit të Popullit dhe kryeministrit Edi Rama.

Vasili thotë se policia e shtetit ka shkelur ligjin dhe ka diskriminuar qytetarët gjatë protestave

 

“Siç është bërë publike në median vizive, elektronike, television të gjithë jemi bërë dëshmitarë këto ditët e fundit, Shqipëria është përfshirë nga një valë protestash masive ku qytetarë, bujq, fermerë, student, aktivistë të shoqërisë civile, familjarë, akademikë protestojnë kundër rritjes së çmimeve, keqqeverisjes, shpërdorimit të autoritetit public (…)

 

Ashtu si media e ka transmetuar të gjithë jemi bërë dëshmitarë se si punonjës të caktuar dhe drejtues të policisë së shtetit, kanë urdhëruar e vepruar me forcë dhe në mënyrë shproporcionale ndaj qytetarëve, grave, fëmijëve duke kryer trajtime fizike publikisht deri në nivelin e torturës apo duke i keqtrajtuar ato gjatë shoqërimit”, thuhet në letrën e Vasilit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...