Dhurata Çupi: Basha të japë dorëheqje për të mirën e PD-së! Berisha po bashkon partinë

E mërkurë, 16 Mars 2022 19:44

 

Deputetja Dhurata Çupi deklaron se dorëheqja e Lulzim Bashës do t'i shërbente Partisë Demokratike.

Në një intervistë për Klan Neës, Çupi shprehet se lideri historik i PD, Sali Berisha ka mbështetjen e strukturave, ndërsa shton se lëvizja e tij ka për qëllim ngritjen dhe bashkimin e partisë.

 

Dhurata Çupi shton gjithashtu se pret që pas reflektimit, Lulzim Basha të marrë vendimin për t'u larguar, pasi sipas saj, kriza në PD ka arritur kulimin.

"Mendoj që lëvizja e Sali Berishës kurrë s'ka pasur qëllim për të shkatërruar Partinë Demokratike. Përkundrazi i besoj lëvizjes së tij në kuptimin e ngritjes dhe bashkimit të Partisë Demokratike.

Nuk e mendoj, asnjë anëtar i strukturave të Partisë Demokratike nuk e ka menduar që nuk ka mbështetje zoti Berisha në strukturat e Partisë Demokratike. Ka mbështetje në strukturat e Partisë Demokratike. Zoti Basha duhet të japë dorëheqjen për të mirën e Partisë Demokratike.

Ne urojmë që të shkojmë drejt kësaj, të ketë tërheqje. Basha ka deklaruar se është në reflektim e sipër, presim vendimmarrjen e Bashës. Kriza e thellë është në kulmin e vet, nuk ka ku të shkojë", u shpreh deputetja e PD, Dhurata Çupi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...