Presidenti i Malit të Zi: 'Ballkani i Hapur' projekt nacionalist që rrezikon rajonin! Vuçiç si Millosheviç

E mërkurë, 16 Mars 2022 20:19

 

Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje Hercegovina nuk i janë bashkuar nismës 'Open Balkan', pasi e shohin këtë si rrezik për sovranitetin.

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç ka akuzuar Serbinë se dëshiron që Mali i Zi të mos ekzistojë.

Ai është shprehur mosbesues si ndaj nismës “Open Balkan” ashtu edhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe qëllimeve të tij destruktive në rajon.

 

Gjykanoviç ka njoftuar se muajt e ardhshëm do të zhvillojë një vizitë në Prishtinë, ku pritet të japë edhe qëndrimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit, si lufta në Ukrainë dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.

 

Duke e krahasuar periudhën aktuale, me sundimin e Sllobodan Millosheviçit, Gjukanoviç thotë se Beogradi “së pari shpall rrezikimin e serbëve në rajon, e më pas deklaron gatishmërinë e Serbisë për të mbrojtur të drejtat e rrezikuara të serbëve në rajon” dhe sigurisht, Serbia shkatërron sovranitetin e vendeve fqinje.

“Ata po përpiqen të realizojnë projektin e tyre nacionalist që më pas ta kamuflojnë shkatërrimin e tyre me një lloj historie për bashkëpunimin rajonal, të cilin fjalë për fjalë e përkufizojnë si Ballkani i Hapur. Jo, kjo nuk funksionon për ne.

Ne nuk mund ta pranojmë një naivitet të tillë, por duhet të shohim se çfarë fshihet pas tij. Pas kësaj shohim një përpjekje për të shkatërruar sovranitetin e vendeve fqinje dhe për këtë arsye e themi shumë qartë se një nga autorët e kësaj nisme nuk ka asnjë kredibilitet për të na ftuar t’i bashkohemi kësaj nisme”, ka thënë ai

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...