Arritja historike e TAP/ Berisha: I them mafies së Sorosit se kam refuzuar ofertat ruse nga Gazprom

E Enjte, 17 Mars 2022 11:37

 

Gazsjellësi Transadriatik TAP njoftoi se ka dërguar në Europë mbi 10 miliardë metër kub gaz.

Lajmi historik vjen në momentin kur Europa po përpiqet që të shkëputet nga varësia ruse e gazit.

 

Ky lajm u përshëndet nga lideri historik demokrat, Sali Berisha, që ka kontributin për realizimin e këtij projekti strategjik.

Berisha tha se Shqipëria u rezistoi presioneve financiare ruse për të lejuar dërgimin e gazit rus nga pjesa jugore e Europës.

Në fund të fjalës së tij, Berisha dërgoi një mesazh për të gjithë ata që e kanë shpallur non-grata për korrupsion. Ai tha se ka refuzuar të gjitha ofertat përrallore nga rusët për të përkrahur projektet e tyre.

“Një mesazh për ata që më shpallën non-grata. I them mafies së George Soros, që vetëm për TAP-in më janë ofruar shuma përrallore, por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të vendit të tij dhe evropiane. Isha i bindur se një darë gazi rus nga veriu dhe jugu ishte katastrofë për Europën,” tha Berisha.

I pyetur se për çfarë ofertash bëhet fjalë, Berisha tha se ato kishin ardhur nga gjiganti rus i gazit, nga kompania Gazprom

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...