TAP shpëton Evropën nga Rusia/ Berisha: Qeveria ime, rol përcaktues

E Enjte, 17 Mars 2022 12:36

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha e quajti historik lajmin që gazi nga gazsjellësi Transadriatik (TAP) ka mbërritur në Europë. Gazi nga Azerbajxhani ka mbërritur në Itali në momente shumë të vështira, kur Europa po kërkon të shkëputet nga varësia ruse e gazit.

Pikërisht në këtë ditë historike, Sali Berisha tha se ai dhe qeveria e tij kanë pasur një rol përcaktues që TAP të shkëpusë Europën nga gazi rus. Berisha tha se fqinjët dhe Rusia lobuan fuqishëm që të kapin linjën jugore të transportimit të gazit drejt Europës, por Shqipëria nuk e pranoi një gjë të tillë.

“Ky është gazsjellësi i parë në Europë pa gazin rus. Është një arritje e madhe për Europën. Shqipëria dhe qeveria që unë kryesova luajti një rol përcaktues. Për të pasur të qartë rolin përcaktues të Shqipërisë, TAP-i mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë, territor ku gazi rus nuk mund të kalonte.

Rreth kësaj aksiome u zhvillua një aktivitet i jashtëzakonshëm intensiv disavjeçar. Gjithçka po bëhej që korridorin e jugut ta kapte Rusia. Kundërshti të mëdha në të gjitha vendet ku kalonte gazsjellësi, përveç Shqipërisë, u shfaqën në rritje. Për të eliminuar gazsjellësin TAP u krijua nga tre vendet fqinje një rrjet real dhe virtual që u quajt rrjeti i gazit Itali-Turqi-Greqi. Real sepse ekziston dhe është me gaz rus. Virtual sepse gazsjellësi i Kaspikut kërkonte instalime të tjera shtesë të gazit.

 

Kështu që mbetej realizimi i qëllimit strategjik të Azerbajxhanit, lidhja me Europën Perëndimore. Prandaj ju thashë se TAP mund të ishte TAP vetëm po të kalonte në territorin e Shqipërisë,” tha Berisha.

Ai rezervoi një mirënjohje për ish-Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton për arritjen e këtij momenti historik

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...