Tritan Shehu:Normalizimi i punes se grupit parlamentar, thelbesor per kapercimin e veshtiresive te PD. Z.Basha duhet te liroje ate qe nuk i takon, zyren e nje vule te skaduar tashme

Premte, 18 Mars 2022 11:01

https://youtube.com/watch?v=_vRZMhXZ3OA&feature=share
Interviste ABC News me Juli Xhokaxhi:
Normalizimi i punes se grupit parlamentar, thelbesor per kapercimin e veshtiresive te PD.
Z.Basha duhet te liroje ate qe nuk i takon, zyren e nje vule te skaduar tashme.
Ai eshte thjesht nje deputet i PD si dhe ne te tjeret, asgje me shume.
Kjo eshte nje ceshtje e mbyllur, ndersa uzurpimi i asaj qe nuk i takon eshte nje ceshtje tjeter per tu zgjidhur.
PD u fut ne nje krize mbas zgjedhjeve te 25 Prillit e me vendimet antistatuore te Bashes se metejshme..
Aktualisht PD eshte duke dale nga kriza : foltoret, Kuvendi, referendumi dhe rezultati i 6 Marsit po cojne drejt kapercimit te krizes.
Z.Brok nuk ka ardhur per negociata, ai ka ardhur i ftuar nga Z.Basha duke qene dhe lobist i tij, megjithate mbajti nje qendrim real.
Z. Berisha e takoi per kortezi.
Z.Basha nuk ka nga te jape doreheqjen se ai eshte i shkarkuar, ky eshte nje diskutim pa kuptim.
Por Z.Basha ka te drejten si te gjithe te rikandidoje nqs desheron ne momentin e caktuar per tu rizgjedhur Kryetar.
Aktualisht duhet te liroje ato cfare mban pa i takuar.
Ndersa normalizimi i puneve te PD duhet te filloje nga normalizimi i grupit te parlamentar.
Ne fakt ky proces i normalizimit te punes se grupit parlamentar ka filluar.
Ne jemi te gjithe nje grup parlamentar dhe cdo tentative per te perjashtuar e pezulluar deputete e keq perdorur ate eshte e deshtuar.
Deputetet me shume pergjegjesi duhet te realizojne kohezionin e atij grupi, normalizimin e punes se tij, gje qe do te reflektohet pozitivisht ne te gjithe PD.
Me tej do te kalohet ne zgjedhjen e Kryetarit e forumeve te tjera ne PD.
Askush nuk mund te perjashtohet e as te perjashtoje nga ky proces.
Kush desheron eshte i mirepritur, edhe per te kandiduar, si u veprua me primaret.
Me tej eshte vota e lire e antaresise qe vendos pozicionet e kandidateve.
Ne nje parti demokratike vendos shumica me vote.
Ne kemi hapur edhe mundesine e fraksioneve per pakicat.
Nqs dikush nuk kupton e nuk respekton rregullat e demokracise, demton, por ne radhe te pare demton veten e tij, neser do te jete me vone per ate.
Ne fakt keto jane te qarta tashme nga antaresia si dhe elektorati i gjere.
Qenia kryetar partie nuk eshte nje post i perjetshem.
Eshte nje post i perkoheshem.
Mund te jetohet, punohet e kontribuar edhe pa qene kryetar.
Rendesi ka qe te gjithe ne te ndjekim antaresine e PD, mbeshtetesit e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...