Mediat e Brukselit: BE mbështet protestat për çmimet në Shqipëri

Premte, 18 Mars 2022 11:24

 

Në një kohë që kryeministri Edi Rama deklaron çdo ditë se protestat në Tiranë i shërbejnë Rusisë, Bashkimi Europian nuk mendon kështu. Komisioni Europian deklaron zyrtarisht se shqetësimet e qytetarëve shqiptarë por edhe kujtdo tjetër për rritjen e çmimeve janë legjitime.

Euroactiv, media e specializuar për çështjet e Bashkimit Europian me seli në Bruksel, e atashuar pranë institucioneve të Unionit publikon përgjigjen që Komisioni Europian i ka dërguar partnerit mediatik të saj Exit, ku zyrtarët e Lartë të Bashkimit Europian i sjellin në vëmendje qeverisë shqiptare respektimin e të drejtave të protestuesve, e kjo e drejtë është një nga kërkesat kyçe për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Qytetarët në Shqipëri, si dhe në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, kanë shqetësime legjitime për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve. BE kujton se respektimi i standardeve evropiane për lirinë e grumbullimit paqësor dhe për mbrojtjen dhe përfshirjen e grupeve të cenueshme, janë kërkesat kyçe të anëtarësimit që monitorohen nga afër. Të gjithë aktorët e përfshirë duhet të ushtrojnë qetësinë dhe përmbajtjen maksimale”.

 

 

Komenti i fundit vjen pasi qindra persona u arrestuan nga policia, mes tyre edhe oficerë të veshur civilë. Disa gazetarë u sulmuan dhe njëri kërkoi trajtim spitalor pasi u shty dhe u godit me këmbë nga oficerët. Deklarata e Komisionit vazhdoi se rritja e çmimeve është “rënduar në masë të madhe nga lufta e agresionit të nisur nga Rusia kundër Ukrainës”, dhe jo nga sanksionet e BE-së dhe përafrimi i Shqipërisë me to.

 

“Sanksionet e Bashkimit Europian synohen me kujdes dhe synojnë ata që janë përgjegjës për politikat ose veprimet që BE dëshiron të ndikojë, duke reduktuar sa më shumë që të jetë e mundur çdo pasojë të padëshiruar. BE do të vazhdojë të mbështesë partnerët e saj të Ballkanit Perëndimor në zhvillimin ekonomik gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, në veçanti duke iu përgjigjur ndikimit social dhe ekonomik të luftës, goditjeve të mundshme në të ardhmen dhe për të lejuar rimëkëmbjen ekonomike”.

Këto qëndrime të Bashkimit Europian vijnë në një kohë që kryeministri Edi Rama ka nisur një fushatë denigruese të protestës kundër politikave të qeverisë për përballimin e krizës. Kryeministri i cilësoi protestat të turpshme që ndihmojnë Kremlinin, e nisi një valë sulmesh personale ndaj protestuesve. Kjo u reflektua edhe në sjelljen agresive të policisë që përdori forcën për të shtypur protestat, sjellje e dënuar si nga partnerët ndërkombëtarë, por edhe nga organizatat shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...