Vasili: Shqiptarët nuk kanë nevojë për lëmosha! Rama në pazar me oligarkët, kërkon çmime të përkohshme

Diel, 20 Mars 2022 10:00

 

I ftuar në SYRI TV me Bled Markun, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka folur për protestën kundër rritjes së çmimeve dhe naftës si dhe për paketën e rezistencës.

Vasili ka theksuar se ‘në kohën e krizës më të madhe të çmimeve, shqiptarët u robtuan nga xhepi i tyre ndërkohë që qeveria dhe oligarkët kanë mbushur xhepat’.

 

Sipas Vasilit, shqiptarët nuk kanë nevojë për lëmosha por për masa të vërteta dhe transparente.

Marku: A ju vjen në ndihmë kjo paketë rezistence qytetarëve?

Vasili: Asnjë në Shqipëri nuk ka nevojë për pazarin dhe thërrimet mashtruese të Ramës. Së pari disa masa janë masa të cilat janë tashmë indeksimet të parashikuara në buxhet dhe nuk kanë lidhje fare me emergjencën dhe së dyti shqiptarët kanë nevojë dhe kërkojnë për masa të vërteta dhe transparente.

Nëse ke një situatë me produktet e shportës, që janë mbijetesa, bëja 0 TVSH hiqe 20% dhe nuk ka nevojë fare të tallesh me 30 mijë lekë të vjetra që ju e bëni llogarinë vetë se çfarë janë dhe këto fashat e mëdha për 300 mijë pensionistët që nuk përfitojnë asgjë nga këto masa dhe kur ti mer një masa transparente dhe ligjore pasi ti e hoqe këtë taksë e cila nuk bënë asnjë dëm pasi ju e dini se qeveria ka një sufiçit prej 180 milion dollarësh, pra çfarë ka ndodhur, në kohën e krizës më të madhe të çmimeve, shqiptarët u robtuan nga xhepi i tyre ndërkohë që qeveria dhe oligarkët kanë mbushur xhepat sepse si mund të pasurohet qeveria me 180 milionë dollarë më shumë, me të cilat i ndan për koncesione, për rindërtime dhe për të vjedhur dhe oligarkët nga ana tjetër, për shkak të çmimeve të rritura të karburantit mbushin xhepin, kush është i plaçkituri, qytetari dhe atëherë që ta kuptojnë të gjithë qytetarët ulet kryeministri pasi ministra nuk ka dhe thotë që keni bërë ca gjynafe ju është koha që ti lani ato gjynafe. Pra paska gjynafqarë, paska evazion fiskal, që nuk dorëzokan të ardhura në shtet dhe kryeministri i dika këto, bënkan pazar me njëri tjetrin dhe tani meqë kanë bërë gjynafe tani lahen duke më dhënë ca çmime të përkohshme, por shqiptarët nuk kanë nevojë për këto lëmosha

Modifikuar më Diel, 20 Mars 2022 10:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...