‘Foltorja’ e radhës me shqiptarët e Greqisë, Berisha: Edi Rama ka vrarë shpresën e shqiptarëve

Diel, 20 Mars 2022 12:59

 

Lideri Historik i demokratëve Sali Berisha po zhvillon ‘foltoren' e radhës me shqiptarët e Greqisë.

Pas një turi në të gjithë zonat e Shqiprisë ish kryministri Berisha po zhvillon një takim me demokratët dhe mbështetsit e tij në Greqi.

 

 

Në hyrje të fjalës së tij ai tha, dua së pari të ju falendeorj ju demokrateve dhe demokratëve në Athinë dhe kudo që ndodhen sot në Greqi. Të shpreh mirenjohjen time për kontributin e jashtezakonshëm që ju keni dhenë dhe jepni në zhvillimin e Shqipërisë me atdhetarinë tuaj, përkushtimin tuaj, jeni shënderruar në një faktor të fuqishëm mbeshteteje dhe zhvillimi për vendin tonë, shoqërinë tonë.

 

 

Unë dua të falenderoj demokratët e Athinës, komisionin e rithemelimit të degës në Athinë dhe të gjithë ju që merrni pjesë në këtë foltore për punën e shkëlqyer që keni bërë.

 

Zhvillimet ne Shqipëri siç i keni ndjekur kanë qene dhe mbeten shumë problematike, Vendi qeveriset nga një qeveri e pëpërgjegjshme e cila në këto vitë njëlloj si në diktatura ja ka dalë të kthejë mbrapa kohën.

Shqipëri në 8 vitë nuk njohu progres në procesin e integrimit Europian.

Ne keto 8 vitë shqiptarët u varfëruan progresivisht.

Nga një shoqëri me rrogat mesatare më të larta në rajon, sot kemi më të ultat në rajon.

Edi Rama mbjell cdo minutë, çdo orë, javë dhe muaj, deshpërim dhe zhgënjim. Ai vret shpresën e të rinjëve shqiptarë.

Në katër vitet e fundit janë larguar nga vendi 50 mijë qytetarë shqiptare.

Zgjedhjet dhe vota e lirë janë përjashtuar nga Shqipëria

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...