Emërimi i anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese/ Sandër Beci betohet para Metës

E mërkurë, 23 Mars 2022 13:09

 

Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sot ceremonia e betimit të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, zotit Sandër Beci, para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit nr.2, datë 15.03.2022, të Gjykatës së Lartë, zoti Sandër Beci u betua para Presidentit Meta, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe duke u zotuar se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.
Kreu i Shtetit i uroi suksese dhe punë të mbarë gjyqtarit Beci në detyrën e tij tepër të rëndësishme dhe me përgjegjësi të lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

 

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit, Gjykatës së Lartë, Kabinetit të Presidentit, dhe të misionit të ekspertizës OPDAT në vendin tonë, që mbulon çështjet e drejtësisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...