Gjermania kundër embargos së plotë ndaj energjisë ruse/ Scholz: Do të ishte shkatërruese për Evropën

E mërkurë, 23 Mars 2022 13:10

 

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka thënë se forcat ruse nuk po arrijnë të përparojnë në Ukrainë, pavarësisht bombardimeve të rënda të qyteteve të ndryshme të vendit.

“Ofensiva e Putinit ka ngecur pavarësisht gjithë shkatërrimit që po shkakton ditë pas dite”, tha Scholz. “Putin duhet të dëgjojë të vërtetën, të ndalojë luftën dhe të gjejë një zgjidhje diplomatike”.-tha Olaf Scholz, para Bundestagut gjerman.

Më tej, ai theksoi se Ukraina mund të mbështetet te Gjermania dhe se të gjithë refugjatët janë të mirëpritur në vendin e tij.

Por kancelari gjerman paralajmëroi se sugjerimet për një embargo të menjëhershme ndaj furnizimeve ruse të energjisë duhet të hidhen poshtë pasi ndikimi në Evropë do të ishte shkatërrues.

LEXO EDHE: Shpresë për paqe?/ Lavrov: Do gjendet një zgjidhje me Ukrainën

Kancelari gjerman tha se vendi që ai drejton është në procesin e pavarësimit nga burimet ruse të energjisë, por “që ta bësh këtë nga sot nesër do ta shtynte vendin tonë dhe të gjithë Evropën në recesion”.

Sipas tij, një embargo e plotë ndaj hidrokarbureve ruse do t’i çonte në prag të kolapsit të gjitha industritë dhe se që tani sanksionet ekzistuese anti-ruse kanë prekur rëndë qytetarët gjermanë.

“Por nëse e bëjmë këtë, do e zhysim vendin tonë dhe krejt Europën në recesion. Industri të tëra do jenë në prag të kolapsit,”-tha kancelari gjerman.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...