Afera me Gaz Pajën/ Si po falen tokat shtetërore te miqtë e Ramës

E Enjte, 24 Mars 2022 10:23

 

Tre vite më parë, aktori Luftar Paja ankohej se qeveria i kishte hequr një ilaç nga lista e barnave të rimbursueshme në një kronikë të përgatitur posaçërisht për të nga Top Channel.

“Të më heqësh Xareto-n mua është të më thuash: Bëhu gati për trompozën! Bëhu gati për të shkuar në Sharrë apo Tufinë! Unë si pensionist nuk kam 100 mijë lekë të blej Xareto, nga halli do shfrytëzoj fëmijët e mi”, thoshte Luftar Paja. “Një çikë mëshirë nuk duhet patur që të çpohemi nëpër damarë ne?” ishte pyetja që ngrinte ai, duke kërkuar reflektim nga qeveria për vete dhe të moshuarit e tjerë.

Të mërkurën në media doli lajmi se i biri, Gazmend Paja, humoristi i Portokallisë është shpallur investitor strategjik i qeverisë. Do të thotë se bashkë me një kompani tjetër, Gaz Paja do të jetë përfitues i 133 mijë metër katrorë tokë në Dhërmi. Do të ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje. 108 mijë metra do të përdoren për vila, të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin. Në të gjitha rastet, kohë më të mira po vijnë për familjen Paja dhe duket se çelësi është politika.

 

 

Lidhjet e Luftar Pajës me socialistët

 

Kur Edi Rama si ministër Kulture bashkëbisedonte me artistët për shembjen e Teatrit kombëtar, Luftar Paja ishte një nga aktorët që i tundte gishtin Edi Ramës dhe i bërtiste: “Me brekët e Violeta Manushit mos u tall, janë brekë të arta”.

Reagimi instiktiv erdhi pas batutës së Ramës, i cili u tha artistëve që “brekët e Violeta Manushit t’i bënin monument kulture”. Por disa vite më vonë, aktori u shfaq si vizitor në grevën e urisë që socialistët në opozitë bënë kundër Berishës me moton “Hap kutitë ose largohu”.

Pas ardhjes në pushtet të Rilindjes, Luftar Paja u rreshtua mes aktorëve që ishin pro prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Tashmë i biri ishte shndërruar në dekor rutinë në takimet e fushatës së Veliajt dhe ndonjëherë edhe Ramës. Në zgjedhjet lokale të 2019 ai ishte edhe kandidat për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Lidhjet e Gazmend Pajës me socialistët

Njësoj si i ati, aktori Gazmend Paja i ka shprehur publikisht bindjet në favor të projektit të Rilindjes me të cilin socialistët e Edi Ramës qeverisin që prej vitit 2013.

Fotot tregojnë disa nga aktivitetet apo takimet private mes Pajes së ri dhe drejtuesve të PS. Ai është shfaqur disa herë si bashkëpuntor në projektet e Bashkisë së Tiranës, në takimet e fushatës së Erion Veliajt apo në takimet private me Edi Ramën.

Sot, ato takime, kontributi në fushatë dhe deklaratat publike, janë provë që shpallja si “investitor strategjik” nuk ishte një rastësi.

Skema që e bëri aktorin e Portokallisë investitor strategjik me resort në Dhërmi?

Në vitin 2017, kompania Startek aplikoi e vetme për të fituar të drejtën e ndërtimit të resortit në Dhërmi, por dështoi. Kërkesa u kthye për plotësimin e dokumentacionit. Dy vite më vonë, projektit iu bashkua kompania e Gazmend Pajës. Atëherë qeveria u bind dhe e shpalli fituese.

Pak ditë më parë u zbulua se Rama kishte shpallur investitor strategjik për një hotel në Jug të vendit edhe Artan Gaçin, burrin e ministres Olta Xhaçka. Edhe Gaçi do të ndërtonte një hotel në bregdet dhe tha se po paragjykohej në media sepse ishte bashkëshorti i ministres.

Ligji për investitorët strategjikë është konsideruar nga opozita si një maskim për të favorizuar miqtë dhe klientët e qeverisë. Pas shpalljes si investitor strategjik, shteti ofron mbështetje me infrastrukturë, furnizimin me ujë dhe energji elektrike dhe konsolidim të titujve të pronësisë për pronën që i jep investitorit.

Sipas kritikëve ligji po i shërben pak personave të lidhur me pushtetin, pa sjellë ndonjë ndikim të dukshëm në ekonomi. Shpallja e investitorëve strategjikë bëhet pa garë, pa transparencë, dhe pa asnjë monitorim.

Cilido të ketë qenë roli i aktorit të Portokallisë në projektin e rezortit në Dhërmi, ai mund të konsiderohet një reflektim pas kronikës së Top Channel. Investimi prej 133 mijë metrash katrorë në bregdet është një projekt me leverdi. Në moshën e pleqërisë, ilaçet nuk do të jenë problem./LAPSI

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...