Debate në PD: Hiqni blindimin dhe përjashtimet

E Enjte, 24 Mars 2022 10:26

 

Kryesia e Partisë Demokratike ka debatuar me tone të forta në mbledhjen e saj të parë që prej humbjes dërrmuese në zgjedhjet e 6 marsit. Deputeti Tomor Alizoti ka kërkuar shfuqizimin e vendimit për përjashtimet nga partia si hapi i parë drejt bashkimit si dhe hapjen e garës për të gjithë. Gjatë mbledhjes deputetët Bushati, Salianji, Alizoti etj kanë kërkuar heqjen e dyerve të blinduara nga selia e Partisë Demokratike

Debate të forta kanë shoqëruar mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila ishte e para pas largimit të Lulzim Bashës dhe pas humbjes dërrmuese të siglës së PD në zgjedhjet e 6 marsit. Deklaratave te kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj, i cili ka folur për hapa të matur e të sigurt, u janë kundërvënë anëtarët e kryesisë, të cilët kanë bërë thirrje për heqjen e menjëhershme të dyerve të blinduara nga selia e partisë.

Deputeti Tomor Alizoti tha për gazetarët se kishte kërkuar në mbledhje shfuqizimin e vendimit për përjashtimet nga partia, zhblindimin e partisë dhe hapjen e garës pa kushte, në të cilën duhet të marrin pjesë të gjithë demokratët.

 

 

Deputeti i Shkodrës, Helidon Bushati tha se bashkimi duhet bërë pa asnjë perjashtim dhe gjesti i parë duhet të jetë heqja e dyerve të blinduara.

 

Në të njëjtën linjë për heqjen e dyerve te blinduara ka qenë edhe deputeti i Korçës, Ervin Salianj.

Por kërkesat e deputetëve për heqjen e dyerve te blinduara kanë shqetësuar Jemin Gjanën, i cili është shprehur kundër. Gjana është konfrontuar verbalisht për këtë çështje me deputetin Helidon Bushati, i cili e artikuloi i pari këtë kërkesë.

Po kështu edhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, një ndër ideatorët e blindimit të selisë së PD-së, nuk është ndjerë komod me kërkesat për heqjen e dyerve të hekurta, sikundër ka mbrojtur idenë që zgjedhjet e ardhshme në parti të mbahen pas zgjedhjeve lokale të vitit tjetër.

Deputeti Xhelal Mziu tha se pala tjetër është shumicë dhe propozoi ngritjen e një komisioni të përbashkët

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...