Në 23-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, presidenti Meta nderon figurën e Madeleine Albright: Mirënjohje përkushtimit për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

E Enjte, 24 Mars 2022 10:28

 

Në 23-vjetorin e ndërhyrjes së NATO dhe SHBA për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë, presidenti Ilir Meta ka kujtuar kontributin e sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright e cila ndërroi jetë një ditë më parë.

Kreu i shtetit thotë se do të jetë përherë mirënjohës ndaj përkushtimit të sinqertë dhe energjik të saj për forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA për interesin e dy popujve miq.

 

“Përherë mirënjohës përkushtimit të sinqertë dhe energjik të Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright për forcimin e marrëdhënieve strategjike Shqipëri-SHBA, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq.

Do ta kujtojmë gjithmonë për rolin dhe kontributin e madh të dhënë për Çlirimin e Kosovës, veçanërisht sot, kur mbushen 23 vite, nga dita kur SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë”, shkruan presidenti Ilir Meta.

 

Albright ishte një figurë kryesore në administratën e presidentit amerikan Bill Clinton, së pari shërbeu si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më e lartë e vendit në mandatin e dytë.

Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...