Fjala e plotë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në Parlament

E Enjte, 24 Mars 2022 14:34

Fjala e plotë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në Parlament

E nderuar drejtuesë e seancës, të nderuar deputetë të vendit më lumtur në botë, të vendit më të pasur në botë, të vendit që ka taksat më të ulëta në botë, të vendit që ka pagat më të larta në botë, të vendit që ka shëndetësinë falas, i vetmi që shërbehet në maksimumin e shërbimit, vendi që ka ekonominë më të zhvilluar në botë, vendi që ka demokracinë më të madhe në botë, vendi që ka çdo gjë më mirë se kushdo tjetër në botë. Dhe sigurisht të gjitha këto ne duhet t’ja dimë për nder lartmadhnisësë tij, zeusit i cili jam i bindur që në shenjë proteste do të në conte në gjykatë për fyerje këdo që ka krahasur lartmadhninë tonë me të. Në fakt është shumë korrektë kur në lëmë një kohë të limituar për të folur për për paketën e furnellës së rezitencës, që të gjithë shqiptarët e moshës time e kujtojnë sec ishte ajo dhe sa e domosdoshme ishte. Por një furnellë e tillë nuk mund të zgjidhë dot hallet e shqiptarëve.

Sot produktet e shportës janë rritur me 30%, çmimi i bukës është rritur me 20 lekë por jo vetëm në cmim është ulur dhe në peshë. Nafta me 236 lekë, kemi krijuar një bord, e qan lartmadhnia historinë e bordeve, strukturë mbi strukturë, strukturë mbi strukturë. Realisht mbi 40% e popullsisë shqiptare jeton nën minumimin jetik. Në 24 shkurt, po në këtë foltore kam kërkuar dhe ju kam thënë lërini këto deklaratat përkrahëse, se me thënë deklaratat e parlamentit tonë ishin më të forta se deklaratat e presidentit amerikan Biden dhe NATO-s. Por kam kërkuar që të mblidhet këshilli i emegjencës, në mënyrë të tillë sepse do të ishin pasojat më të mëdhaja që do t’i ndjenim në ekonomi në bukën e përditshme sepse mbi 90% e importeve shqiptare vinin nga Serbia. Duke pasur parasysh që Serbia ishte një nga vendet që nuk do të vendoste asnjë lloj sanksioni në marrëdhënie me Rusinë. Për të mos vazhduar pastaj me çmimin e naftës apo për të mos vazhduar me ngritjen e çmimeve që janë të lidhura drejtëpërsëdrejti me ndërtimin dhe që kanë impakt të menjëhershëm tek qytetarët.

Në fakt, një nga kolegët pak më përpara përmendi çështjen e pandemisë, çështjen e tërmetit. Por nga ajo çfarë po kuptojmë sot qoftë tërmeti i 26 nëntorit, qoftë edhe pandemia jo vetëm që nuk kanë pasur asnjë lloj efekti te qytetarët përkundrazi i ka kthyer ata në skllevër të lëmoshës që mund hidhet herë pas here por janë kthyer në një pastrim të jashtëzakonshëm, sidomos në pjesën e ndërtimit, çështja e rindërtimit përsa i përket parave të grupeve kriminale. Mjafton të shikosh kontraktorët dhe nënkontraktorët e rindërtimit dhe do të kuptosh se çfarë është paketa e rezistencës. Mjafton të shikosh importuesit kryesor të ilaçeve të pandemisë dhe do të shikosh se çfarë është paketa e rezistencës. Mjafton të shikosh çmimet e naftës dhe çmimet me të cilat punohet, do të kuptosh se çfarë është paketa e rezistencës. Mjafton të shikojmë dhe atë çfarë shikojmë nëpër lajme se kush janë partnerët strategjikë për zhvillimin e turizmit dhe do të kuptojmë se kush është paketa rezistencës. Pra, edhe sot e kësaj dite që ne vazhdojmë dhe flasim për rezistencën sesi mund t’i japim njerëzve sadopak rezistencë mendore, trupore dhe shpirtërore nuk është gjë tjetër veçse kapitullim i plotë i tyre.

Pak më përpara më erdhi një video nga Dubai për ‘Ekspo 2020’ në Dubai që ishte vizita e qeverisë sonë të famshme me të gjithë kolegët tanë që janë deputetë dhe ministra. Nuk shikoja ndonjë fytyrë që vuante dhimbjen e luftës e Ukrainës apo dhe dhimbjen e çmimeve të naftës apo dhimbjen e situatës në të cilën jemi por përkundrazi shikoja një ekzaltim të jashtëzakonshëm. Shumë mirë, se nuk ka asgjë të keqe sepse në fund të fundit qënie njerëzore jemi por të paktën qoftë edhe për moral politik por qoftë edhe për moralin e këtij parlamenti të mos tallemi me qytetarët më mirë t’ju themi që nuk kemi mundësi t’ju ndihmojmë sepse paratë tona kanë vajtur tek inceneratorët, paratë tona kanë vajtur tek koncesionet, paratë tona kanë bërë shitje energjie elektrike një vit më parë sepse do t’i bënim ndere miqve tanë apo do të bënim afera të tjera.

Nganjëherë, qytetarët e kuptojnë shumë më mirë kur i themi kemi bërë gabim dhe na falni. Sesa kur kërkojmë t’i mashtrojmë dhe t’i gënjejmë. Kur gënjejmë për herë të parë, oki edhe njerëzit e pranojnë por kur gënjeshtra kthehet në sëmundje edhe shpagimi është më i madh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...