Nis çmontimi i dyerve të blinduara në selinë e PD-së

E Enjte, 24 Mars 2022 18:19

 

Dyert e blinduara të vendosura nga Lulzim Basha në selinë e demokratëve do të hiqen. Ky vendim u mor pas debateve në mbledhjen e kryesisë, ku deputetët kërkuan heqjen këtyre dyerve. Fortifikimi i selisë blu u bë para protestës së 8 Janarit, ku ndaj demokratëve u përdor dhunë dhe gaz lotsjellës.
Fortifikimi që i bëri Lulzim Basha selisë së Partisë Demokratike po largohet bashkë me të.

Dyert e blinduara të cilat u vendosën disa ditë para protestës së datës 8 Janar do të hiqen, duke i lejuar funksionarët demokrat që të futen në seli si më herët dhe jo duke përdorur një nga hyrjet anësorë.

Blindimi i godinës së selisë blu nga Lulzim Basha ishte një nga temat e debatit mbrëmjen e djeshme ku deputetët Helidon Bushati, Ervin Salianji si dhe Tomorr Alizoti kërkuan heqjen e këtyre dyerve, si mesazh për ribashkimin e partisë.

Fortifikimi i selisë së Partisë Demokratike, shënoi edhe ndarjen përfundimtar të Lulzim Bashës nga elektorati demokrat duke ngritur mure mes tij dhe anëtareve te thjeshtë, ndaj të cilëve në protestën e 8 Janarit u përdor dhunë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...