Mijëra euro për blindimin e selisë/ Demokratët-Bashës: Turp i madh për këtë do mbahesh mend

Tuesday, 29 Mars 2022 14:14

 

Që nga e premtja e javës së kaluar, kur u shkarkua me vendim gjykate si kryetar i PD-së, Lulzim Basha është bërë sot i gjallë.

Ai është shfaqur në rrjete sociale, me një reagim në lidhje me arrestimet e SPAK për inceneratorët.

Sipas Bashës, për këto arrestime ka meritë edhe PD.

Por, ai nuk kalon pa përmendur edhe kryeministrin Edi Rama, njeriun me të cilin ka firmosur marrëveshje që nga 2017 e këtej, duke e lënë në pushtet për tre mandate.

“Arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar, por kjo nuk mjafton. Komisioni faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri. Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie”, shkruan Basha në rrjete sociale.

I shkarkuari tashmë që ka marrë zyrë të re, që nuk dihet se me ç’para e paguan, nuk tolerohet nga demokratët, të cilët me 8 janar i dhunoi dhe i gjakosi, pasi kishte blinduar dhe fortifikuar selinë me qëllim që ata mos të hynin brenda.

Reagimet e demokratëve kanë ardhur edhe sot në rrjetin social të Bashës, menjëherë pas deklaratës së tij.

Demokratët nuk kanë se si ta harrojnë blindimin e selisë, atë çfarë kanë parë ditët e fundit, ndërkohë që po punohej që selia e e PD-së, të merrte frymë lirisht.

Sipas demokratëve, SPAK duhet të merret edhe me Lulzim Bashën.

LEXO EDHE: Premtimet në ajër/ Lulzim Basha nuk iu ndahet gafave
“Qenke zgjuar herët. SPAK duhet të merret edhe me blindimin tënd të selisë…Hë mo gjallë je…

A ty të raftë damllaja, po ik more bilbilush..Zhduku ti..pas tyre e ke radhën ti për blindimin e PD-së..

Ik shporru..U zgjove Lul..E kishe bërë selinë si Kievin…

Eh Luli nuk ta var më njeri, të rregullohet PD që ti e shkatërrove..Me të ardh keq kur e shikon atë blindim që i ke bërë godinës, në bunker e kishe kthye…turp i madh për këtë do të mbahesh mend..”, shkruajnë demokratët.

Reagimet janë të shumta, por ne po sjellim disa prej tyre që e quajnë një turp të madh blindimin e selisë.

Mijëra euro, shifra që shkojnë nga 40 deri ne 70 mijë euro, thuhet se janë shpenzuar për të blinduar, fortifikuar selinë e PD-së.

Me pak fjalë është bërë një ndërtim i paligjshëm brenda një ndërtimi, për të cilin Gazment Bardhi, justifikohej se është një punë normale në selinë e PD-së, pasi po hapeshin ambjente të reja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...