Meta takon studentët e Durrësit: Agresioni rus të ndalet, TAP investimi më i rëndësishëm në vendin tonë

Tuesday, 29 Mars 2022 19:14

 

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot një grup studentësh të Universitetit të Durrësit 'Aleksandër Moisiu'. Kreu i shtetit ka theksuar me studentët se agresioni rus në Ukrainë duhet të ndalet dhe të arrihet sa më parë një marrëveshje përmes dialogut dhe diplomacisë.

"Demokracia është arma më e mirë për të siguruar paqe, mirëqenie dhe zhvillim për popujt, ndaj sa më shumë forcohet demokracia aq më shumë parandalohen konfliktet.

Nuk duhet të harrojmë se liria nuk duhet marrë kurrë si e mirëqenë. As si dhuratë. Por ajo duhet mbrojtur në çdo kohë.

Vlerësova rëndësinë e gazjellësit TAP për sigurinë energjitike të Europës, projekt që rrit ndjeshëm pavarësinë nga gazi rus.

TAP është investimi i huaj më i rëndësishëm strategjik në vendin tonë.

Falë TAP-it, Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në infrastrukturën energjetike strategjike europiane dhe ne duhet të krenohemi për këtë."-shkruan Meta në rrjete sociale

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...