“ I vetmi organ që merr vendime në PD është Rithemelimi”/ Berisha i tregon vendin “kurtizanit” të Bashës

E Enjte, 31 Mars 2022 16:27


Grupi parlamentar i PD është i përfshirë nga debatet. Enkelejd Alibeaj, që sipas vendimit të Gjykatës tashmë është vetëm deputet, i ka kërkuar ish kryeministrit Sali Berisha të mos marrë pjesë në mbledhje.

“Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Z.Berisha me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum”, ka thënë Alibeaj.

 
Ndërkohë Berisha i ka rikujtuar Alibeajt vendimine Gjykatës duke ia bërë të qartë që tashmë në PD vendos Rithemelimi.

“Z.Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, pasi jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po ua përsëris. Unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit”, është kundërpërgjigjur Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...