Alibeaj nuk u ndahet gënjeshtrave/ Faktet që e nxjerrin zbuluar

E Enjte, 31 Mars 2022 16:29

 

Pas dorëheqjes së kryetarit të shkarkuar të PD, Lulzim Basha, ky i fundit la në krye të partisë një kryetar të komanduar. Bëhet fjalë për një ndër “kurtizanët” e Lulzim Bashës, i cili në tetë vite ka mbështetur çdo “çmenduri” politike të ish-kryetarit, duke çuar PD në humbje katastrofale.

Por, vetëm pak ditë para vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila regjistroi Kuvendin e 11 dhjetorit dhe statutin e ri të PD të dalë nga ai Kuvend, Basha dhe dorëheqjen duke i lënë “topin” në dorë Enkelejd Alibeajt, i cili u komandua si kryetar.


Më datën 25 mars, Gjykata e Tiranës doli me një vendim, duke regjistruar Kuvendin e 11 dhjetorit dhe statutin e ri, si dhe duke njohur Komisionin e Rithemelimit si organin e vetëm drejtues të PD, deri në mbajtjen e Kuvendit të radhës. Por vendimi i gjykatës së Tiranës nuk i ka pëlqyer Alibeajt, i cila vazhdon të mos e njohë këtë vendim dhe të luajë “lojën” si kryetar i PD.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, Alibeaj doli e gënjeu publikisht, ndërsa tha se “ishte një gjyq pa palë”. Në fakt, Alibeaj është jurist dhe i kupton shumë mirë ato që thotë, por mesa duket kërkon të bëjë “injorantin në fushën juridike”.

Kjo pasi në lidhje me rastin në fjalë nuk ka palë, nuk ka të paditur. Nuk është një gjyq penal dhe as civil. Por është regjistrim i akteve të një partie politike, çka do të thotë që nuk ka palë.

Nga ana tjetër Alibeaj tha se do ta ankimojë vendimin. Çfarë do ankimojë kur nuk është palë, sepse në këtë rast nuk mund të ankimohet vendimi. Është vetëm Grupi i Rithemelimit, pra shumica e partisë ajo që ka çuar aktet për regjistim në gjykatë, që mund të bëjë ankimim të vendimit të dhënë nga gjyqtari.

Kur regjistrohen aktet në regjistrat e partive politike, nuk ka ankimim nga një palë tjetër, por ankimimi mund të bëhet vetëm nga ajo palë që kërkon regjistrimin.

Por sot Alibeaj ka dalë në media e ka thënë “perlen” e radhës.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, Alibeaj doli në një deklaratë për mediat ku tha se: “Ka një vendim të parlamentit, i cili ka konstituar cili është grupi parlamentar i PD, Berisha nuk është pjesë.”

Por Alibeaj sërish sot është kapur mat duke mashtruar për një vendim parlamenti. Ai nuk mund ta ndalojë Berishën të marrë pjesë në mbledhjet e Grupit Parlamentar. Berisha është anëtar i Grupit të Rithemelimit të PD, ky i fundit i njohur me vendim gjykate.

Nga ana tjetër, vetë Berisha tha se: “Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjitha ligjet e vendit dhe ligjet e PD. Të krahasosh fituesin me humbësin, është një gabim i madh logjik. Grupi do të diskutojë, do të ketë mbledhje, është organ legjislativ i PD që do të bëj debate për të gjitha.”

Më tej, Alibeaj tha se: “si me Bashën duhet të ndodhë edhe me Berishën. Të japë dorëheqjen”.

Por, nga çfarë duhet të japë dorëheqjen Berisha? A nuk është vetë Alibeaj që një here thotë “Berisha nuk është pjesë e grupit të PD”, pastaj i kërkon të japë dorëheqjen?

Nga çfarë posti duhet të japë dorëheqjen Berisha, sipas Alibeajt? Berisha është thjeshtë deputet dhe anëtar i Komisioni të Përkohshëm të Rithemelimit të PD.

Alibeaj nuk mund të dalë në media e të sillet si një “injorant juridik”./CNA.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...