AP: Bllako rrezikon 15 vite burg! EurActiv: Skandali 430 mln euro, më i madhi në historinë e Shqipërisë

E Enjte, 31 Mars 2022 22:07

 

Mediat ndërkombëtare po i bëjnë jehonë faktit se një deputet i mazhorancës socialiste në Shqipëri rrezikon arrestimin dhe dënimin për skandalin e inceneratorëve.

Portali i Brukselit, EuroActiv shkruan se skandali prej 430 milionë eurosh është më i madhi në historinë e qeverisjes shqiptare.

“Alqi Bllako, një deputet socialist, ka dhënë dorëheqje nga mandati i tij parlamentar dhe po përballet me arrestimin për rolin e tij në një skandal korrupsioni prej 430 milionë eurosh, në atë që mund të jetë skandali më i madh korruptim i qeverisë në Shqipëri deri më sot”, shkruan portali.

Kurse agjencia më e madhe në botë, Associated Press shkruan se Bllako dhe Lefter Koka rrezikojnë të paktën 15 vite burg.

“Akuzat ndaj Bllakos rrjedhin nga një kontratë koncesioni për nj incenerator mbetjesh në qytetin perëndimor të Fierit, 120 kilometra në jugperëndim të Tiranës. Marrëveshja dyshohet se ka shkaktuar një humbje prej 1.5 milion eurosh për financat publike. Bllako akuzohet për falsifikim dokumentacioni dhe marrje ryshfeti”.

“Në dhjetor, ish-ministri ambientalist socialist, Lefter Koka u arrestua për skandalin e inceneratorit. Të gjithë mohojnë shkeljet. Të dyshuarit përballen me mbi 15 vite burg nëse shpallen fajtorë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...