‘Malok’/ Nuk është thjesht Genta, por moda politike me çitjane

Hënë, 04 Prill 2022 10:57

 

Nga Ylli Manjani/

Nuk është thjesht Genta, por moda politike që sundon prej vitesh.

Është moda politike që të bën “modern” ti thuash shqiptarit të veriut malok. Kjo modë e konsideron të folurën e malësorit dragobisht.

 

 

Është moda politike që shqiptarin e veriut e quan jo vetëm malok, por edhe zabtues, shpellar e madje edhe Çeçen.

 

Sipas modës ka një ndarje krahinore, madje deri edhe rracore në shoqëri. Kjo është psikoza që kanë ngulur modernët e politikës, që lakuriqsinë, narkomaninë dhe orgjitë e veta i quan moderne.

Është kjo moda politike që u shëmb shtëpitë dhe rrëmben pronat disa shqiptarëve vetëm për shkak se janë malokë.

Është po e njëjta modë që i pret fjalën Nënës Lizë në protestë. Se Liza është Malokë. Nuk i pret e as i lyen flokët me modë në parukeri.

E kuptoni apo jo?

Moda politike të heq shtëpinë, pronën e fjalën, jo më vendin e punës!!!

Jo vetëm veriori, por edhe i varfri është Malok, sipas modës politike. Veriu është përkufizim i varfërisë. Veriori duhet të mbetet i varfër.

Edhe opozitari është malok. Haraç përshkak të tropojanit Berishë ky, që duhet tja paguajë “sulltanit” të modës çdo opozitar.

Çdokush që modernët e fusin në fokus për ta dënuar e shpallin fillimisht Malok.

Hitlerianë!

Prokurorja Elisabeta Imeraj nuk është e para e as e vetmja viktimë e modës antimalokë. Ajo është prova e fundit e sekzistencës së modës politike të dasisë sociale për arsye politike.

Genta nuk është as e para e as e vetmja që e përdor atë fjalë mllefi. Ajo thjesht e ka dëgjuar aty vërdallë dhe e përdor për modë. Vettingu ndaj malokëve ka qenë më i ashpër se ndaj jomalokëve. Mund t’u përmend plot emra “malokësh” që i ka këputur vettingu pa asnjë shkak, provë apo llogjikë ligjore.

Ndaj këtë “nder” duhet tja dimë atij modernit politik me çitjane, si autor ekskluziv i rilindjes së kësaj mode.

Nuk është thjesht Genta por moda politike që karikon shqiptarin kundër shqiptarit me mllef.

Kështu sundon e qetë politika..

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...