Viktor Orban fiton për herë të katërt zgjedhjet në Hungari: Le ta shohë Brukseli këtë fitore

Hënë, 04 Prill 2022 10:14

 

Udhëheqësi autoritar i Hungarisë dhe aleati i vjetër i rusëve, Viktor Orban, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare të vendit, duke arritur një mandat të katërt radhazi në pushtet, njofton sot CNN.

Partia Fidesz e Orbanit kishte një epërsi të madhe me 71% të votave të numëruara, tha bordi zgjedhor kombëtar i Hungarisë të dielën në mbrëmje.

 

Fushata zgjedhore u dominua nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, i cili vuri nën vëzhgim lidhjen e gjatë të Orbanit me presidentin rus Vladimir Putin. Në fjalimin e tij të fitores, Orban e quajti presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky një nga "kundërshtarët" që duhej të kapërcente gjatë fushatës.

 

 

Hungaria është shumë e varur nga energjia ruse dhe Orban i ka shmangur mundësitë për të dënuar sulmin e Putinit ndaj shtetit të saj fqinj, duke komplikuar përpjekjet e BE-së për të paraqitur një front të bashkuar kundër tij.

 

Por pavarësisht nga sondazhet që parashikonin një garë më të ngushtë, partia Fidesz e Orbanit fitoi lehtësisht në pjesën më të madhe të vendit. Lideri i opozitës, Peter Marki-Zay, madje nuk arriti të fitojë në qarkun e tij, ku kishte shërbyer si kryetar bashkie.

"Ne kemi një fitore të tillë që mund të shihet nga Hëna, por është e sigurt që mund të shihet nga Brukseli," tha Orban në fjalimin e tij të dielën mbrëma, duke hedhur poshtë tensionet e gjata të qeverisë së tij me liderët e BE-së.

"Ne do ta kujtojmë këtë fitore deri në fund të jetës sonë sepse na u desh të luftonim kundër një numri të madh kundërshtarësh," tha Orban, duke përmendur një numër të armiqve të tij politikë duke përfshirë të majtën hungareze, "burokratët" në Bruksel, mediat ndërkombëtare, "dhe presidenti ukrainas gjithashtu -- ne kurrë nuk kemi pasur kaq shumë kundërshtarë në të njëjtën kohë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...