Yuri Kim: Nuk pyes për gjykatën. Kryetarin e PD-së e caktoj unë!

Tuesday, 05 Prill 2022 17:10

 

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e akuzuar shpesh se luan rolin e guvernatores në Shqipëri, ndërhyri sërish në punët e brendshme të Partisë Demokratike.

Këtë herë në mënyrë flagrante ajo sfidoi drejtësinë, e cila ka dhënë një vendim për situatën në PD.

 

 

Pasi gjykata ka vendosur të njohur Komisionin e Rithemelimit dhe Kuvendin e 11 dhjetorit, Kim u takua me deputetin demokrat, Enkelejd Alibeaj.

 

 

Në njoftim ajo e cilëson atë si kryetarin e komanduar të PD-së.

 

Edhe pse vendimi është i formës së prerë, Alibeaj ka bërë një ankimim. Megjithatë Kim nuk e priti as këtë ankimim për të bërë publik qëndrimin e saj.

Në shkelje flagrante të Konventës së Vjenës, ambasadorja i jep të drejtën vetes të caktojë se cili është kryetari i PD-së. Ajo kështu injoron vullnetin e qindra-mijëra demokratëve që dolën në votime, por edhe në Kuvendin e Rithemelimit dhe në primaret e PD-së për të folur me votë se cilin drejtim duan.

“Diskutim shumë i mirë sot me Ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD dhe drejtuesit të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh.

SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e kësaj partie. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dyja vetëm të forcohen.

Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!” shkruan Kim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...