Edmond Spaho: Deklarata e Yuri Kim, provokim i turpshëm!

E mërkurë, 06 Prill 2022 09:42

 

Ish-nënkryetari i PD-së, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Edmond Spaho, e konsideron një provokim të turpshëm deklaratën e ambasadores amerikane se pas dorëheqjes së Bashës, njeh si kryetar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe jo Komisionin e Rithemelimit.

Në një intervistë për Ora News, Spaho thotë se ky është një vazhdim i lojërave të vjetra të Ambasadores amerikane, që si edhe në të shkuarën, nuk do të kenë asnjë rezultat.

Spaho: Është një provokim i turpshëm pasi nuk merr në konsideratë jo vetëm vullnetin e qytetarëve shqiptarë që votuan në 6 mars, pa volur për vullnetin e anëtarësisë së PD në 11 dhjetor, por nuk merr në konsideratë as vendimet e gjykatave shqiptare të cilat e kanë konsideruar Kuvendin e 11 dhjetorit të rregullt, Komisionin e Rithemelimit drejtues të PD. Praktikisht dhe juridikisht kryetar i PD është Komisioni i Rithemelimit kështu që të konsiderosh kryetar të PD atë që nuk është duket vazhdim i lojërave të vjetra nga zonja Ambasadore, të cilat si dhe në të shkuarën nuk do të japin asnjë rezultat. Ashtu si nuk dha rezultat dhe thirrja e saj para zgjedhjeve të 6 marsit që të mos votohej për Shtëpinë e Lirisë, për Komisionin e Rithemelimit por sikurse e patë shumica dërmuese e anëtarësisë së PD dhe e votuesve të djathtë votuan për këtë komision.

Sa i takon ankimimit të Alibeajt në Apel, Spaho thotë se po bëhet "shumë zhurmë për asgjë".

Spaho: Çështja e ankimimit për vendimin e gjykatës së shkallës së parë, nga sa jam konsultuar dhe me juristë, më duket shumë zhurmë për asgjë. Sipas kodit të procedurës civile që të mund të ankimosh duhet të jesh palë. E vetmja palë është Komisioni i Rithemelimit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...