Berisha, mesazh për Kim: Mos ndërhyni në punët e PD

E mërkurë, 06 Prill 2022 09:45

 

Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi gjatë një interviste televizive se ambasadorja amerikane Yuri Kim i kishte kërkuar atij që të hiqte dorë provizorisht nga gara për kreun e Partisë Demokratike duke garantuar largimin e Lulzim Bashës. Berisha tha se e kishte hedhur poshtë propozimin e ambasadores Kim duke i kërkuar asaj që të mos ndërhynte në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. Deklaratat e ambasadores Kim, zoti Berisha i cilësoi si të papranueshme

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar ndaj komenteve të ambasadores amerikane Yuri Kim pas takimit të saj me Enkelejd Alibeaj duke i cilësuar si shkelje dhe përpjekje të dështuar për të përcaktuar kreun e Partise Demokratike.

Në studion e Debatit në A2 CNN, Berisha ka rrëfyer për herë të parë se ambasadorja Yuri Kim i ka dërguar një person në zyrë, ku i propozonte që të hiqte dorë provizorisht nga gara për kryetarin e PD-së, ndërsa i kishte garantuar edhe largimin e Bashës.

“Unë dua t’i njoh qytetarët shqiptarë dhe demokratët në veçanti se pas zgjedhjeve të 6 marsit, guvernatorja Kim dërgoi në zyrën time një person me propozimet e saj. Propozime që konsistonin që unë të hiqja dorë provizorisht nga gara për kryetar të PD-së, të caktoja cilindo që doja unë, dhe atë provizorisht, dhe më pas mund të kandidoja vetë për kryetar, duke paraqitur garanci të plotë se Basha do të largohej dhe do të pranonte vendimet.

 

Përgjigjja ime ishte një: Refuzoj në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje tuaj zonjë në problemet e brendshme të PD-se, refuzoj dhe kërkoj në mënyrë të prerë që të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve dhe kryetarit të PD-së sikundër është jashtë çdo dyshimi që unë mund të pranoj ndërhyrje të tilla. I përcolla mesazhin se për mua mjafton kjo, që i lejoni vetes të ndërhyni se kush dhe jo duhet të zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike, që unë edhe të mos kisha ndërmend të garoja, të rikthehem dhe të garoj me të gjitha mundësitë e mia. Nuk prita kundërpërgjigje nga Kim se e gjeja në qëndrimet e Bashës”.

Zoti Berisha i konsideroi të papranueshme ndërhyrjet e ambasadores Yuri Kim në punët e brendshme të Partisë Demokratike

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...