Drejtori i Pergjithshem i Policise Italiane vizite ne Shqiperi

E Enjte, 07 Prill 2022 17:29


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mirëpriti sot homologun e tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Lamberto Giannini.

Vizita e sotme e Drejtorit Giannini u realizua në kuadër të Deklaratës së Mirëkuptimit të nënshkruar mes dy palëve, për ngritjen e tryezave të përbashkëta teknike mes drejtuesve të lartë të policive të të dy vendeve.

Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Italisë, z. Lamberto Giannini shoqërohej nga Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit – Drejtor Qendror i Policisë Kriminale, Vittorio Rizzi; Drejtori Qendror i Emigracionit dhe Policisë Kufitare – Drejtor i Përgjithshëm Giuseppe De Matteis; Drejtori i Shërbimit Antiterror të Brendshëm – Drejtues i Lartë Eugenio Rodolfo Spina dhe Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Policisë – Gjeneral i Armës së Karabinierëve Fabio Cairo.

Gjithashtu, pjesëmarrës në takim ishte edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, SH.T.Z. Fabrizio Bucci.

Nano dhe Giannini vlerësuan marrëdhëniet mjaft të mira mes dy policive. Gjatë Tryezës u dakordësuan propozimet në interes të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit, me qëllim rritjen akoma më shumë të operacioneve të përbashkëta, shkëmbimit të informacionit, monitorimit ajror që ka si qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, të goditjes së kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta etj.

 

Në fund të takimit, Drejtor Nano dhe Drejtor Giannini dhanë edhe një prononcim të shkurtër në lidhje me rezultatet e Tryezës Teknike:

“Patëm një takim tejet të frytshëm, që u zhvillua si gjithmonë në frymën e bashkëpunimit dhe sidomos në frymën e miqësisë. Gjatë këtij takimi, ne patëm rastin të diskutojmë për çështje nga më të ndryshmet, që janë me interes të përbashkët dhe që lidhen me luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike, luftën ndaj terrorizmit, ndaj organizatave kriminale, gjithashtu edhe me luftën ndaj fenomeneve të radikalizimit. Gjithsesi, ne kemi arritur gjithashtu të përvijojmë edhe strategji konkrete shumë të frytshme për të dy vendet. Me këtë rast, do të doja të falënderoja këtu Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar, z. Gledis Nano dhe gjithashtu ambasadorin e Italisë, i cili është gjithmonë i pranishëm në të gjitha veprimtaritë dhe në të gjitha aktivitetet që zhvillohen në këtë drejtim”, tha Lamberto Giannini.


Ndërkaq, Gledis Nano u shpreh: “Sapo përfunduam Tryezën Teknike të radhës, e cila tashmë është e instrumentalizuar si një takim që zhvillohet midis drejtuesve të Policisë shqiptare dhe asaj italiane. Me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë italiane, z. Lamberto Giannini, diskutuam për disa çështje me interes të përbashkët, lidhur me krimin e organizuar, krimet e rënda, trafikun e paligjshëm dhe kontrabandimin e emigrantëve, po kështu edhe disa çështje që lidhen me terrorizmin dhe radikalizmin. Dua të them që takime të tilla janë të domosdomshme dhe janë shumë të dobishme, jo vetëm në nivelin drejtues të të dy policive, por edhe në nivelin teknik, duke shmangur kështu burokracitë dhe duke lejuar një bashkëveprim dhe bashkërendim të veprimeve dhe shkëmbim të informacionit dhe hetimeve tona të përbashkëta kundër aktiviteteve të paligjshme. Dua të falënderoj Drejtorin e Përgjithshëm, për prezencën e tij, sot, këtu dhe të gjithë drejtuesve të tjerë të policisë italiane, dhe dua ta siguroj për vendosmërinë që Policia shqiptare ka për të vazhduar bashkëpunimin me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit./CNA.al

Modifikuar më E Enjte, 07 Prill 2022 20:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...