'Shqipëria si Kolumbia'/ Noka: Rama po legalizon pazaret e drogës, me një anketë të organizuar nga PS

E Enjte, 07 Prill 2022 18:37

 

Nismën për legalizimin e kanabisit mjekësor nga kryeministri Ei Rama, deputeti i PD-së, Flamur Noka, e ka konsideruar si rrezik për legalizmin e krimit të organizuar.

Në daljen e tij para mediave nga selia e PD-së, Noka e quajti Këshillimin Kombëtar si një fallcitet të përdorur nga Rama për të legjitimuar legalizimin e kanabisit, me arsyetimin se është dëshira e shqiptarëve.

Noka theksoi se vendi ynë nuk i ka kushtet për të legalizuar kanabisin, pasi sipas tij një gjë e tillë do të sillte lulëzimin e bandave dhe rritjen e tregëtisë së drogës.

Ai ka ngritur shqetësimin se kjo do ta kthejë kanabisin në të vetmen kulturë bujqësore në vend.

 

Noka: Pasi e shndërroi Shqipërinë në Kolumbi të Europës, pasi shtetin Shqiptar e shndërroi në narkoshtet, pasi kanabisin e shndërroi në kulturën e vetme bujqësore në Shqipëri, pasi e ktheu vendin në shesh betejë mes bandave të drogës, sot me një të ashtëquajtur anketë, Edi Rama kërkon tu imponojnë shqiptarëve kanabisin si gjë të ligjshme. Këtë legalizim përpiqet tjua shesë shqiptarëve si rrjedhojë e një ankete, që është një fallsitet i organizuar nga PS dhe celulat e krimit të organizuar. Kjo që po bën sot është legalizim i krimit të organizuar, pazareve të drogës dhe bandave”, tha Noka.

Që të legalizosh kanabisin, duhet të kesh një shtet ligjor të konsoliduar. Kjo është pjesë e skenarit të shpopullimit të vendit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...