SPAK nis hetimet për koncesionin korruptiv/ Ja pse duhet arrestuar ministrja Manastirliu!

Premte, 08 Prill 2022 09:11

 

SPAK nis hetimet për koncesionin korruptiv të laboratorëve; Janis Karathano i ‘Pegasus’ drejt arratisjes në Athinë. Pse duhet të arrestohet Manastirliu?

SPAK ka nisur hetimet për një prej aferave më flagrante në shëndetësi, me protagonistë biznesmenin kontrovers Janis Karathano dhe ministren Ogerta Manastirliun, dyshe e cila kanë ndarë miliona euro nga paratë publike.

Bëhet fjalë për koncesionin korruptiv të 18 laboratorëve në spitalet universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes, me vlerë mbi 100 milionë euro. Sipas një dosjeje që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka referuar në SPAK, Ogerta Manastirliu dhe banda e saj në ministri, i kanë dhënë klientit të tyre Janis Karathano koncesionin në shkelje flagrante të ligjit.

Edhe pse Ogerta Manastirliu ishte paralajmëruar nga Banka Botërore që kompanitë e Karathanos ishin të skeduara për aktivitet kriminal në Spanjë dhe si të tilla nuk duhet ta përfitonin koncesionin, sërish ministrja, duke shpërdoruar detyrën, ia dha koncesionin Karathanos.

Pavarësisht ndërhyrjeje të paligjshme, lobimeve dhe alarmit të personave të implikuar, SPAK po vijoin hetimet dhe duket se ka rënë në gjurmën e një prej aferave korruptive më serioze në sektorin e shëndetësisë.

Ndërsa SPAK vijon hetimet, mësohet se greko-shqiptari Janis Karathano po tenton të arratiset në Athinë, gjithnjë nëse nuk është arratisur ndërkohë që po shkruajmë. Në Ministrinë e Shëndetësisë, e gjitha banda e hajdutëve, pret me ankth nga momenti në moment shfaqjen e policisë me fletë-arreste dhe pranga, ndërsa klloçka e korrupsionit, Ogerta Manastirliu mendon se do ta shpëtojë Babloku i madh, i cili në fakt ka treguar se për të shpëtuar b*thën e tij, është gati të çojë në burg çdo bashkëpunëtor.

Koncesionin e laboratorëve e kanë marrë kompanitë Labopharma, Exalab France dhe AB Laboratory Solution BV. Pas Labopharma dhe AB Laboratory Solution BV qëndron Janis Karathano, i cili është edhe pronar i Pegasus, nja nga kompanitë që ka përfituar më shumë para në shëndetësi.

Komisioni i dhënies së koncesionit të laboratorëve i komanduar nga Manastirliu ka refuzuar të pranojë kundërshtimin e Korporatës Ndërkombëtare të Investimeve (IFC), pjesë e Bankës Botërore, për këtë koncesion.

Korporata Ndërkombëtare e Investimeve kishte kërkuar skualifikimin e grupit të kompanive fituese, pasi njëra kompani e Karathanos ishte në ndjekje penale në Spanjë për aktivitet kriminal, ndërsa kompania tjetër nuk kishte përqindjen e nevojshme të së drejtës së votës në kompaninë mëmë. Shkeljet penale janë flagrante dhe kanë sjellë si pajojë vjedhjen e parave publike…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...