Ilir Meta: Pas 25 korrikut, dimension i ri i opozitës

Premte, 08 Prill 2022 10:41

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi gjatë emisionit Çim Peka Live se pas 25 korrikut do t’i jepte një dimension të ri opozitarizmit në Shqipëri. Kreu i shtetit e cilësoi si të shitur dhe të kapur opozitën e Lulzim Bashës. Ai i konsideroi si farsë negociatat e nisura për Presidentin e ri dhe tha se kryetari i ri i shtetit do të zgjidhet një person në përputhje me gustot e kryeministrit Rama

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se pas 25 korrikut, do t’i japë një dimension të ri opozitarizmit në Shqipëri. I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV, kreu i shtetit foli për aksionin e tij politik pas lënies së detyrës së lartë.

 

Presidenti Meta u tregua shume kritik ndaj lidershipit të Partisë Demokratike gjate kohës kur kjo parti drejtohej nga Lulzim Basha.

 

Presidenti Meta i konsideroi si farsë negociatat e nisura për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Ai deklaroi se pasuesi i tij në Presidencë do të jetë një person në përputhje me gustot e Edi Ramës.

Presidenti Meta tha se negociatat synojnë spostimin e vëmendjes nga problemet reale të vendit.

Presidenti Meta tha se drejtësia ka rënë në gjunjë para mazhorancës dhe presionit politik. Ai tha se do të merrej personalisht me çështjen e inceneratorëve dhe e konsideroi Edi Ramën si peng të kësaj afere.

Zoti Meta tha se shpresonte që Presidenti i ardhshëm do të respektojë dhe do të garantojë Kushtetutën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...