‘Edhe unë jam malok’/ Aktori Mehdi Malkaj: Ndarjen veri-jug e ka shpikur politika e ndyrë antishqiptare

Premte, 08 Prill 2022 17:13

 

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj ishte i pranishëm në protestën e organizuar përa komisionit të vetingut, pas fyerjeve raciste të regjistruara nga drejtuesit e këtij procesi.

Përpara protestuesve, Malkaj tha se edhe ai është malok, duke shtuar se këtë ndarje e ka shpikur politika antishqiptare.

“Njeriu nuk e zgjedh familjen, janë të dhëna. Njeriu nuk e zgjedh as vendin e lindjes.

Miq të dashur, është e turpshme që një zyrtare e lartë të fyejë një zyrtar tjetër se nuk qëndron problemi këtu. Problemi është se këtu po bëhet një luftë e madhe veri-jug, për të përçarë vendin.

Unë e dua shumë Tropojën, e dua shumë Shkodrën. E dua shumë vendin tim. Pse e shëmtojnë këta? Kush e ka shpikur këtë veri-jug? Politika e ndyrë antishqiptare. Kjo politikë e ndyrë antikombëtare vazhdon të jetë e ulur këmbëkryq në mes të Tiranës.

Unë jam një derr maloku që nuk ua merr mendja. Fjala malok po ta zbërthesh ka një fjalë turqisht dhe një fjalë shqip. Edhe unë jam malok. Mal me okë,” tha aktori

Modifikuar më Saturday, 09 Prill 2022 23:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...