BE pranë çeljes së negociatave me Ukrainën/ Von Der Leyen i dorëzon pyetësorin Zelensky

Premte, 08 Prill 2022 19:57

 

Bashkimi Europian i ka ofruar mundësi Ukrainës për një proces të përshpejtuar të integrimit europian.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i ka dorëzuar Volodymyr Zelensky-t, një pyetësor e cila do ta çojë Ukrainën një hap përpara për të marrë statusin e kandidatit në BE.

 

Në një konferencë për mediat, Leyen tha se BE do të mbështesë Ukrainën për të siguruar që integrimi i saj në union të realizohet brenda disa javëve, dhe jo për disa vite.

“Rusia do të pësojë kolaps ekonomik, financiar dhe teknologjik, ndërsa Ukraina po marshon drejt së ardhmes evropiane, kjo është ajo që unë shoh”, tha ajo.

 

Duke marrë pyetësorin në një zarf, Zelensky siguroi gazetarët se do të ishte gati brenda një jave.

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, shtoi se më shumë se 7 milionë euro ishin ndarë për të mbështetur Ukrainën në mbledhjen dhe paraqitjen e provave të krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Borrell përmendi gjithashtu se delegatët e BE do të kthehen së shpejti në kryeqytet dhe ai beson se ambasadat do të ndjekin shembullin

Modifikuar më Saturday, 09 Prill 2022 23:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...