‘Jemi vënë të gjithë në rresht! Kur të dojë na bën përshesh!’/ Populli i thur poezi ‘skllevërve’ të Ramës

Diel, 10 Prill 2022 18:28

 

Lideri historik i PD-se, Sali Berisha ka shpërndarë një poezi të thurur nga populli për kongresin e PS-së dhe ministrave e ish-ministrave të Ramës për veprat e tyre korruptive, duke 'konkuruar' me njëri tjetrin se kush e ka radhën për tu shitur.

Gjithashtu Berisha ka nxjerrë edhe një foto ministres së Ramës, Elisa Spiropali dhe deputetit Talant Balla gjatë kongresit të PS-së, ku denoncuesi pretendon me ironi te mesazhi që i dërgon deputetit Erjon Braçe, se ky 'Balla është maskarai’.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

 

 

ANONIME - KJO FOTO SA 1000 FJALË!
Ca po flenë ca shikojnë orën,
ca nuk dinë ku të vënë dorën,
ca sytë mbajnë tek celulari
sa të mbarojë fjalën Kryetari!
Kryetari flet ca gjatë,
konkuron vetëm me gratë!
S'e kuptojnë, i zu meraku,
Kë do çojë kët herë tek Spaku?!
Damiani thotë e ka me Benin,
Beqja shton: nuk e besoj,
Mos vallë e ka me Erjonin?
Se Tahiri s’është më në lojë!
Beqja -
"Mua me çmendi kontradita,
Më i miri po prap ika".
Damiani -
"Thua ishe më i miri?
Rri mos luaj nga fiqiri
Më i miri është veç një,
ai na mban ai na le,
Ai na ul, ai na ngre!
Shiko Ditmirin, zërin "Kritik"
Shpejt u bë melankolik,
Nuk guxon më të bëjë Trimin
Flet e promovon Këshillimin.
Beqja -
“Ah e kuptoj gjendjen ku jemi,
Edhe nga të lëvizim s'kemi,
Jemi vënë të gjithë në rresht
Kur të dojë na bën përshesh!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...