Vesi del me shpirtin!

Diel, 10 Prill 2022 18:30

 

Nga Bujar Leskaj - 10/04/2022

𝗩𝗲𝘀𝗶 𝗱𝗲𝗹 𝗺𝗲 𝘀𝗵𝗽𝗶𝗿𝘁𝗶𝗻!

Kreu i sektit në qeveri sot gjithmonë ka pasur urrejtje për Partinë Demokratike dhe demokratët! Urrejtje kishte në vitin 1990, urrejtje kishte gjatë këtyre viteve, urrejtje të hapur shprehu edhe sot në delirin e tij të marrëzisë, i cili tejkaloi edhe atë të madhështisë, duke deklaruar se Shqipërisë nuk i duhet opozita!

Urrejtje nga ai, i cili nuk respekton asgjë!

 

As votën, as drejtësinë, as demokracinë, as opozitarizmin, madje as “të tijët”!

Shfaqjen e tij të shëmtuar e banale që dhuroi sot përpara “kongresmenëve” të tij të ulur mbi mullarë kashte e grumbuj plehu do ta kishin zili të gjithë diktatorët e diktatorucët!

Sot, i mbërthyer nga paniku, kreu i sektit, foli gjithë urrejtje për opozitën, ushtroi presion mbi organet e drejtësisë, urdhëroi SPAK-un të veprojë siç do ai dhe u shkeli syrin kultivuesve të drogës, lojërave të fatit! I shkeli sytë korrupsionit, krimit, varfërisë, shpopullimit!

Sot dëshmoi se është kreu i një partie të gërryer nga korrupsioni që bëri një kongres hashashi, incereratorësh e urrejtjeje!

Sot kreu i sektit Rama nuk tha asnjë fjalë për rininë që po braktis vendin, asnjë fjalë për rritjen galopante të çmimeve; asnjë fjalë nuk pati për ekonominë në zgrip, asnjë fjalë për varfërinë e shqiptarëve!

Nëse ka një gur në qafë të shqiptarëve e Shqipërisë, nëse ka një shkelm në fyt të shqiptarëve e Shqipërisë, nuk është opozita, por është sekti Rama dhe kreu i këtij sekti, të cilët duhen larguar një orë e më parë e me çdo kusht!

𝗚𝘂𝗻𝗴𝗮𝗰𝗶𝗻 𝘃𝗲𝘁𝗲𝗺 𝘃𝗮𝗿𝗿𝗶 𝗲 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗼𝗻!

Këtë gungaç delirant vetëm vota e lirë e popullit e drejton dhe e largon!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...